Pacolli viziton mërgimtarët në kantonin Jura

Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Kosovës, Behgjet Pacolli u ka premtuar ndihmën e vazhdueshme të Qeverisë mërgimtarëve në Zvicër. Mërgata shqiptare ka bërë shumë për Kosovën dhe për këtë sipas Pacollit të gjithë u janë mirënjohës.
Ai i shoqëruar nga Kryetari i qytetit Delemont dhe një delegacioni nga Nigeria kanë qëndruar në klubin e shqiptarëve Neworn ku kanë bashkëbiseduar me ta.
“E di që jeni të përmallueshëm për Kosovën, edhe një e di që Kosova shumë është mirënjohëse për atë që ju keni bërë, do të ishte një katastrofë e paparë dhe nuk do të paramendohej sot Kosova pa dorën e diasporës, pa ndihmat e juaja. Edhe unë jam me ju, nga se edhe unë në njëfarë mënyre jam mërgimtarë`”, ka thënë Pacolli i cili ka ftuar të gjithë ata që kanë ndonjë projekt ose dije për të mirën e mërgatës dhe vendit që mos të hezitojnë ti drejtohen atij se ai do ti ndihmojë.
Pacolli ka folur edhe për bisedimet duke ju thënë atyre se Qeveria nuk do të bëjë asgjë në dëm të vendit.
Pacolli ka thënë se ai po pret që vendi të kryejë këtë detyrë të madhe që ka për tu fokusuar më pas në zhvillimin ekonomik. Pacolli ka thënë se Kosova ka shumë resurse njerëzore dhe se për këtë ai e sheh si shumë atraktive tregun e Afrikës.
“Ne kemi shumë të rinj që janë të talentuar sidomos në fushën e kibernetikës e kjo do të na ndihmon të shumë ne për të ti konkurruar Indisë që po e mbanë tregun e Afrikës tash për tashë. Unë e shohë këtë si mjaftë atraktive dhe besojë që më këtë edhe do të ulej numri i të papunëve”, përfundoi Pacolli.
Të pranishmit i ka përshëndetur edhe kryetari i qytetit, Pier Koler, ndërsa ka ftuar Pacollin që të investojë edhe në këtë qytet.
Koler ka thënë se kjo do tu ndihmonte më së shumti shqiptarëve këtu pasi ka thënë se ka një numër të madh. /Kreshnik Kuqi/tung.ch