FITORJA

Pacolli uron Bajramin: Ne shqiptarët, kemi traditë të zhvillimit të vlerave

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Presidenti i AKR’së, Behgjet Pacolli, ka uruar besimtarët mysliman për festën e Bajramit. Ai shkruan se “ne shqiptarët kemi traditë në të gjithë këto drejtime dhe vetëm duhet të zhvillojmë vlerat më të fuqishme që kemi, pa e humbur kurrë orientimin nga e mira.

Mesazhi i plotë:

Rasti i Fitër Bajramit është një mundësi për mua për t’ju drejtuar të gjithë bashkëkombasve, bashkëqytetarëve të mi dhe bashkëvendasve të mi me urimet më të mira pas këtij muaji të shenjtë.

Eco Higjiena

Unë dua të besoj shumë se ky muaj sakrifice dhe përkushtimi ndaj vuajtjes njerëzore, respektimi ndaj vlerave më të mira individuale dhe grupore i ka ndriçuar më shumë mendjet tona dhe i ka bërë zemrat tona më të hapura për të mirën. Si shoqëri dhe si individë na presin sfida të reja për afirmimin tonë kombëtar dhe vendor. Si njeri që ka një eksperiencë të gjatë pune dhe jete mendoj se ka disa premisa për sukses.

Na duhen një raport i shëndoshë me të vërtetën dhe jo me të rrejshmen; vendosja e interesit të përgjithshëm mbi atë egoistik; ruajtja e mirënjohjes në vend të kthimit të shpinës për mikun që t’u gjend në momente të vështira, ndihma për atë që vuan në vend të lakmisë për më shumë.

Ne shqiptarët kemi traditë në të gjithë këto drejtime dhe vetëm duhet të zhvillojmë vlerat më të fuqishme që kemi, pa e humbur kurrë orientimin nga e mira.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.