Mobi Casa

Pacolli: Unë jam rugovist në shpirt, por AKR është për zgjidhje të problemeve dhe ecje përpara

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Behgjet Pacolli president i AKR-së ka marrë pjesë në prezantimin e kandidatit dhe kandidatëve në Artanë, ku ka folur për sfidat e AKR-së, në kohën e ngërçit politik dhe për ecjen përpara të qeverisë së tanishme. Pacolli tha se ata që e pengojnë ecjen e Kosovës përpara, nuk janë njerëz të mirë.

Behgjet Pacolli i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij të dielën e hapi fushatën në Artanë, ku promovoi kandidatin Ramush Memhetin dhe asambleistët e saj, raporton rajonipress.

Pacolli ka falënderuar të gjithë aktivistët e simpatizantët të cilët në momente të caktuara i kanë qëndruar besnik AKR. “Ramushi është fanatiku i AKR-se sepse ishte nga dita e parë. Do e mbështesim me projekte konkrete sepse Artana ka mbetur e anashkaluar dhe e lënë pasdore” tha Pacolli.

Pacolli ka folur edhe për kohën e ngërçit politik dhe për sfidat që AKR-ja kaloi atyre ditëve. “Mua po më thonë se je larguar nga rruga e Rugovizmit. Kjo nuk është e vërtetë seose unë në shpirt jam rugovist, por AKR është parti e zgjidhjes së problemeve dhe ecjes përpara. Unë i kam pritur mbi tre muaj partnerët e mi, por ishim para një bllokade totale dhe AKR, por edhe unë sërish sakrifikuam vetëm që shteti i Kosovës të ecë e të ndërtohet. Doktrina e AKR është mbipartiake” tha Pacolli.

Pacolli tutje shtoj se Qeveria e tanishme, po kryen punë të mëdha dhe po merret ekskluzivisht me problemet qytetare. “Kemi pauzuar gjatë dhe kjo do na hakmerret. Ne po punojmë në kontinuitet dhe jemi në rrugë të mirë që të bëjmë institucione të fuqishme dhe kredibile” tha Pacolli.

Uji Dea

Ndryshe Pacolli tha se ka projekte konkrete për Artanën siç janë ngritja e një qendre agro ekonomie si dhe investimet në bujqësi e turizëm.

Kurse Ramush Mehmeti kandidat për kryetar komune tha se ai ka një program gjithëpërfshirës i cili bazohet në zhvillim të ekonomisë, turizmit, bujqësisë, sporti, kulturës, arsimit dhe investimet e nevojshme në infrastrukturë.

Mehmeti tha se me përkrahjen e Pacollit, Artana do të shndërrohet në një vend atraktiv dhe me shumë punësime.

Tubimin e ka përshëndetur edhe Islam Pacolli deputet i Parlamentit i cili tha se Artana do e ketë përkrahjen e vazhdueshme të tij dhe të Qeverisë./rajonipress/

Mund të ju interesoj: