Hidromorava

Pacolli u takua me strukturat e AKR-së në Kamenicë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kamenicë – Presidenti i AKR-së Behgjet Pacolli, ka takuar strukturat e Degës së Kamenicës në kuadër të një vizite të zhvilluar në Anamoravë. Ai ka lavdëruar punën e kësaj dege dhe ka uruar që procesi zgjedhor në Kamenicë të përmbyllet me një kuvend madhështor.

“Ju po bëni një punë të madhe në këtë periudhë, ardhjet e reja që po ndodhin përditë në Kamenicë, tregojnë se qytetarët kamenicas janë të vendosur që të ndryshojnë të ardhmen e tyre për mirë. Ju inkurajojë që të vazhdoni kështu, të hapni mundësitë për angazhim për secilin që dëshiron të bëjë rrugën së bashku me ne” ka thënë midis tjerash Presidenti Pacolli.

Eco Higjiena

Kryetari i Degës së AKR-së në Kamenicë Fatmir Matoshi e ka njoftuar Kryetarin Pacolli me rrjedhën e zgjedhjeve në degë. “Në fund të këtij muaji ne do të mbajmë edhe kuvendin e Forumit të Gruas, ndërsa pas përfundimit të kuvendeve të nëndegëve në javën e dytë të tetorit do të mbahet edhe Kuvendi i Degës ku do të zgjedhim strukturat e reja. Ne jemi të kënaqur me ecurinë e deritanishme. Po shohim vullnetin e qytetarëve për ndryshim dhe po i prijmë këtij vullneti, Kamenica meriton të qeveriset më mirë, meriton një zhvillim më të madh ekonomik dhe të infrastrukturës” ka thënë Matoshi.

Në këtë takim pati edhe diskutime dhe ide të tjera të dhëna nga grupi punues për organizmin e zgjedhjeve. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.