Fundamenti

Pacolli: U fuqizuam me punë

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Presidenti i AKR-së, Behgjet PAcolli, ka thënë në një intervistë për Epoka e Re se shumëkush ka menduar se subjekti i tij politik ka humbur me hyrjen e tij në qeverisje.

Ai ka thënë se zgjedhjet lokale e dëshmuan të kundërtën. “Puna e jonë e ndershme në qeverisje na u shpërblye nga qytetarët në zgjedhjet lokale duke fituar dy komuna. Besoj shumë se AKR-ja do të jetë një forcë politike e cila në zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të marrë mbështetje edhe më të madhe nga qytetarët”, ka thën Pacolli.

Sipas tij, fuqizimin e AKR-së në skenën politike e dëshmoi fitorja në komunën e Gjakovës dhe të Mitrovicës.

UBT

Pacolli ka thënë se me qeverisjen e AKR-së shërbimet e këtyre dy komunave do të jenë më cilësore.

“Kryetarët e këtyre dy komunave nuk do të ndjenë veten si kryetarë, por si shërbëtorë në shërbim të qytetarëve”, ka thënë Pacolli.