GRANDEMALL

Pacolli: U bë lamë “Darka e Lamës”, s’dihet as kush ha e kush paguan – por në fund fatura taksapaguesit

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka shkruar për darkën e shtruar mbrëmë nga ministri Faton Peci, i cili e quajti atë Darka e Lamës – një festë tradicionale që është organizuar për herë të parë nga ish-presidenti Ibrahim Rugova dhe ishte pasuar edhe nga presidentët tjerë.

Këtë e ka vërë në dukje edhe Pacolli, ndërsa për darkën e shtruar nga Ministria e Bujqësisë ai tha se u bë për njerëz të privilegjuar e larg syrit të mediave.

“U bë lamë për “darkën e lamës”. Këto darka, që zakonisht ishin darka popullore, që i organizonte presidenca (madje një e tillë ishte edhe në tetor të këtij viti). Mbrëmë pamë edhe një darkë të ngjashme, të mbyllur, për njerëz të privilegjuar dhe larg syve të mediave”.

ARKATANA

Pacolli tha se derisa nuk dihet se kush ha e pi, dihet se kush paguan.

“Për nder, po me duket se u bë lamë në të gjitha anët – as nuk dihet kush ha, kush pi, e kush paguan, por një gjë është e sigurt: faturën e fundit e paguan taksapaguesi i Kosovës!”.

Darka e shtruar nga ministri Peci nxiti edhe reagimin e Presidencës, e cila përkujtoi se Darka e Lamës shtrohet nën patronatin e Presidentes dhe se ajo e sivjetmja u shtrua në tetor nga SOS fshatin nga Vjosa Osmani./Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.