RCCOLA

Pacolli: Trepça s’duhet të shitet, ajo duhet të kthehet në pronë publike

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Lideri i AKR’së, Behgjet Pacolli duket se e ka marrë shumë seriozisht çështjen e privatizimit të Trepçës.Në fakt, Pacolli e ka shtyrë idenë e tij për të mos e privatizuar pjesën më të pasur të Kosovës.

Ai ka thënë se Trepça nuk duhet as të jepet me koncesion.“Trepça nuk duhet të shitet. Trepça nuk duhet të jepet me koncesion”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se nëse dikush pengon këtë proces atëherë bën gabimin më të madh.

“Duhet Trepçës t’i rezervohet vendi ku e ka dhe të bëhet kompani publike dhe të trajtohet në mënyrë biznesore”, ka thënë ai, në RTK, transmeton express.

Ai ka thënë se kjo pasuri duhet të mbetet pronë shpirtërore e Kosovës.“Nuk ekziston çmin që mund të shitet ose koncesionohet Trepça”, ka thënë ai.

Pacolli: Kuvendi duhet t’i ketë 130 deputetë, pesë nga diaspora

Pacolli ka thënë se minioritetet në Kuvendin e Kosovës duhet t’i kenë ose vendet e rezervuara ose të garantuara në Kuvendin e Kosovës.

”20 deputetë në 120 deputetë është në rregull”, ka thënë ai.“Por, nëse insistohet që ky numër të rritet, apsolutisht duhet të ketë më tepër anëtar”, ka shtuar ai.

Ai ka kërkuar pesë vende për diasporën në Kuvendin e Kosovës.

“Nëse e rrisim parlamentin e Kosovës në 130 vende, atëherë duhet t’i lëmë pesë vende për diasporës. Pesë tjerë duhet të jenë të minoriteteve ose të qytetarëve me vota të hyjnë në Kuvend”, ka shtuar ai.

Pacolli ka thënë se duhet të ndryshohet Kushtetuta e Kosovës sa i përket mandatit të deputetit dhe Ministrit.

Sipas tij, duhet të rregullohet me ligj që deputetët të mund të mbajnë edhe pozitën e anëtarit të Qeverisë.

Pacolli: Do të punoja krejt ndryshe prej Presidentes

Lideri i AKR’së, Behgjet Pacolli ka thënë se po të ishte në vendin e Atifete Jahjagës do të punonte krejt ndryshe prej saj.

Pacolli, që kishte qëndruar për një muaj në pozitën e Presidentit të Shtetit, ka thënë se kur kishte marrë pozitën më të lartë shtetërore kishte planifikuar në detaje edhe agjendën e tij.

Fundamenti

“Do të punoje krejt ndryshe nga Jahjaga”, ka thënë Pacolli, për RTK’në.

Pacolli: Thaçi, Mustafa e Haradinaj bllokuan reformën zgjedhore

Presidenti i AKR’së, Behgjet Pacolli ka thënë se u vonua shumë reforma zgjedhore dhe ajo kushtetuese.

Ai ka rikujtuar se në Marrëveshjen e prillit të vitit 2011 ishte paraparë përfundimi i reformës por për shkak të voneasve të disa liderëve politik u vonuan reformat.

“Pothuajse të gjithë, por më së shumti liderët e partive të mëdha vonuan reformën zgjedhore”, ka fajësuar Pacolli Hashim Thacin, Isa Mustafën e Ramush Haradinajn.

“Në zgjedhjet e ardhshme duhet të shkojmë me ligje të reja dhe me Ligj për Presidentin”, ka shtuar ai.

Lideri i AKR’së ka insistuar përsëri që Presidenti i Kosovës duhet të votohet drejtpërdrejtë nga populli.

E merituam fitorën në Gjakovë e Mitrovicë

Kryetari i AKR’së, Behgjet Pacolli ka thënë se qytetarët vlerësuan drejtë kur dhanë votën për Mimoza Kusarin në Gjakovë dhe për Agim Bahtirin në Mitrovicë.

”Fitorja është shumë meritore. Fotorja e AKR’së në këto dy komuna ishte meritore”, ka thënë Pacolli për RTK.

“Këto dy komuna e kemi në plan t’i bëjmë këto dy komuna shembull për Kosovën”, ka shtuar ai.

Ai ka thënë se e kanë ditur se programi i AKR’së do të pranohet nga qytetarët e Kosovës.

“Nuk ishte ashtu siç shumë analistë thonin e donin. AKR është tani këtu dhe jam i bindur se AKR do të fuqizohet për çdo ditë”, ka thënë Zëvendëskryeministri Pacolli.

Lideri i AKR’së ka thënë se programi i partisë së tij është krejtësisht i bazaur në zhvillimin ekonomik.