Uji Dea

Pacolli tregon bisedën me një zyrtar të IATA rreth rastit të Presidentes: S’ka asnjë imunitet që mund ta shmang kontrollin

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka thënë se kryesuesi i e Departamentit të Sigurisë së Pasagjerëve të Asociacionit IATA nga Toronto, i ka konfirmuar se nuk ekziston asnjë lloj imuniteti që mund të arsyetojë shmangien e kontrollit të çdo udhëtari që fluturon me një aeroplan. Kjo çështje sipas tij u ngrit pas ndalesës së i është bërë presidentes Vjosa Osmani në aeroportin e Shkupit.

“Sot isha në një udhëtim të shkurtër në Itali me kryesuesin e departamentit të sigurisë së pasagjerëve të asociacionit IATA nga Toronto. Ra fjala për ngjarjen në Shkup. Ai më konfirmoi (atë që edhe unë e dija) se nuk ekziston asnjë lloj imuniteti që mund të arsyetojë shmangien e kontrollit të çdo udhëtari që fluturon me një aeroplan, veçanërisht me aeroplan publik ku është në pyetje siguria e pasagjerëve të tjerë. Në rast se ndonjë pasagjer refuzon kontrollin nga shërbimi i sigurisë, këta të fundit, ndër të tjera, informojnë pilotin e aeroplanit përkatës dhe piloti vendos automatikishtë që aeroplani të mos ngrihet në ajër”, tha Pacolli.

FITORJA

Deputeti dhe kryetar i AKR-së, i cili posedon dhe aeroplan privat, thotë se nuk ka instancë që ta urdhërojë pilotin që ta nisë aeroplanin nëse ai është informuar se në bord mund të ketë pasagjer të pakontrolluar.

“Përndryshe nuk ka instancë qe urdheron pilotin të nis aeroplanin nese ai është informuar se në bord mund të ketë pasagjer te pa kontrolluar. Kjo ka ndodhur në aeroportin e Shkupit ku piloti ka refuzuar të nisë udhëtimin me pasagjerë që nuk i janë nënshtruar kontrollit të sigurisë, dhe për këtë arsye është shkaktuar vonesa e madhe e nisjes së aeroplanit me shumë pasagjerë brenda. Sa i përket klonimit të telefonit, është naive të thosh se telefoni mund të klonohet ndërsa kalon në makinerinë X-ray”, ka shkruar tutje Pacolli.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.