UBT

Pacolli takon strukturat e AKR-së në Gjilan, koha e ndryshimeve po vije

/ 5 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Presidenti i AKR-së Behgjet Pacolli ka qëndruar të enjten në Gjilan ku takuar strukturat e degës së AKR-së dhe ka folur për fuqizimin e AKR-së në Anamoravë dhe tërë Kosovën. Ndryshimi i nevojshëm që i duhet Kosovës po vije dhe AKR është e gatshme ta marrë këtë përgjegjësi ka thënë Pacolli.

Presidenti i AKR-së Behgjet Pacolli ka takuar degën e AKR-së në Gjilan ku është ndier i befasuar me organizimin dhe koordinimin e mirë që po bënë kjo degë, pas përforcimeve të fundit, raporton rajonipress.

Pacolli ka folur për zhvillimet e fundit dhe mbi të gjitha është treguar i gatshëm të marr rolin konstruktiv që mund ta bart AKR-ja në zhvillimet e vendit. “AKR-ja ishte në ballë të shumë proceseve politike. Ne nuk kemi heshtur asnjëherë dhe për asnjë moment. E ndiejmë vetën krenar që kemi punuar dhe punojmë për qytetarin e Kosovës. Ndryshimi i nevojshëm që i duhet Kosovës po vije dhe AKR është e gatshme ta marrë këtë përgjegjësi” ka shtuar Pacolli.

Ndryshe Arianit Ibrahimi pjesë e AKR-së në Gjilan ka thënë se sot kishim nderin dhe privilegjin që të kemi prezent në zyret e AKR-së në Gjilan Presidentin, Behgjet Pacolli në një takim me strukturat e Degës.

“Vërtet një personalitet me vlera të larta njerëzore e humane, dhe ndihem me fat që jam në një rrugëtim të njëjtë me të, në një Kauzë vërtet esenciale për gjendjen momentale të vendit atë të Zhvillimit Ekonomik dhe Mirëqenies më të mirë Sociale. Me AKR-në do të ja dalim ta bëjmë “Ndryshimin” e nevojshëm të domosdoshëm që i duhet Kosovës” ka shkruar Ibrahimi.

Në kuadër të organizimit të brendshëm të Aleancës Kosova e Re, presidenti i partisë, z.Behgjet Pacolli ka vizituar sot Gjilanin, ku është takuar me strukturat e partisë në këtë qytet.

Pacolli në fjalën e tij hyrëse, i falënderoi të pranishmit dhe i inkurajoi ata që të angazhohen fuqishëm në ngritjen e kapaciteteve të Aleancës Kosova e Re në këtë qytet.

I pranishëm në këtë takim të degës ishte edhe koordinatori i AKR-së nga qendra, z.Vesel Makolli, koordinatorja e Forumit të Gruas në AKR, Mirlindë Gashi, koordinatori i degës së AKR-së, në degën e Gjilanit, z.Ismet Hajdini, kryetari i degës së AKR-së në Kamenicë, z.Fatmir Matoshi dhe shumë aktivistë të tjerë të AKR-së.

FIDANISHTJA

Duke folur për situatën e përgjithshme në Kosovë, numri një i AKR-së ka thënë se gjendja ekonomike në vend është në gjendje të mjerueshme. Ai kritikoi pushtetin aktual, duke thënë se ky i fundit është i fokusuar në interesa personale dhe klanore, e jo ato të qytetarit.

“Unë e kam vëzhguar situatën fare mirë, kam qenë në bashkëqeverisje dhe jam vërtetuar se aty ku ne mendojmë se bëhet punë për qytetarin, nuk bëhet. Përfaqësuesit e pushtetit merren më shumë me punësimin e familjarëve dhe shokëve të tyre. Ne i kemi dëgjuar edhe bisedat e klanit “Pronto”, përmes të cilave mund të shihni se si mbahet peng Kosova” ka thënë Pacolli, duke e përmendur edhe pezullimin e liberalizimit të vizave, duke thënë se kjo çështje do të duhej të përfundonte shumë më parë.

“AKR është parti liberal demokratike, ku secili është i barabartë me tjetrin, kjo është e garantuar me statut të AKR-së”, ka thënë Pacolli. Ai po ashtu theksoi se konsekuencat e papërgjegjësisë së pushtetarëve janë duke i paguar qytetarët. “Perspektivë ekonomike nuk ka fare, duhet të ketë kriter, projektet nuk implementohen vetvetiu, shikoni ligjet dhe do t’i shihni keqpërdorimet që bëhen, është shprehur numri një i AKR-së, duke thënë se, sot të rinjtë dalin dhe bredhin rrugëve me diplomë në xhep dhe në fund të ditës kthehen në shtëpi të pa punë dhe të zhgënjyer.

Numri një i Aleancës Kosova e Re, ka thënë se nën qeverisjen e AKR-së, Gjilani do të shndërrohet në qendër punësimi dhe zhvillimi.
Në takim këtë takim foli edhe koordinatori i AKR-së në nivel qendror, z.Vesel Makolli, i cili i përshëndeti të pranishmit për pjesëmarrjen dhe i përgëzoi ata për punën e bërë në këtë degë.

Makolli foli për prioritetet e partisë dhe për ristrukturimin e saj në nivel të Kosovës, ai deklaroi se për çdo ditë me qindra anëtarë po i bashkohen AKR-së, duke i përkrahur synimet e partisë për implementimin e plan programit të saj në tërë Kosovën.

Të pranishmit i përshëndeti edhe koordinatorja e Forumit të Gruas në AKR, znj.Mirlindë Gashi e cila foli për nevojën e përkrahjes dhe fuqizimit të gruas në shoqërinë kosovare.

Përveç takimit me strukturat e partisë, Presidenti Pacolli takoi edhe disa aktivistë gjilanas me të cilët diskutoi për mundësitë e inkuadrimit së tyre në Aleancën Kosova e Re.
/rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.