ARKATANA

Pacolli synon Otranton

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, biznesmeni Behgjet Pacolli, është i interesuar ta blejë hotelin “Otranto” të Plazhit të Madh të Ulqinit dhe ta transformojë atë në një hotel me pesë yje.

Këtë informatë e dha për Vijesti të Podgoricës, miku i afërt i tij dhe drejtor i LIdhjes Turistike të Kosovës, Shkëlzen Rizaj.

Ish burri i këngëtares së njohur italiane, me origjinë shqiptare, Ana Oxa, që është edhe shqiptari më i pasur i Kosovës, kohë më parë në qendër të Prishtinës ka hapur hotelin me pesë yje, Swiss Diamond Prishtina.

Rizaj ka thënë se Pacolli i gëzohet paralajmërimit të Qeverisë së Malit të Zi për hapjen e sekretariatit të veçantë që do të jetë i ngarkuar me investimet kapitale, se do të mbikëqyrë direkt zbatimin e realizimeve, gjë që do t’ua mundësojë investitorëve që më lehtë të marrin leje dhe dokumentet tjera të nevojshme.

Uji Dea

“Pacolli nuk është i interesuar vetëm për blerjen e ‘Otrantos’. Ai planifikon ta zgjerojë kompleksin dhe ta bëjë me pesë yje”, ka thënë Rizaj, duke shtuar se edhe investitorët tjerë nga Kosova kanë pritur heqjen e këtyre barrierave.

“Ka interesime edhe për projektin ‘Holegra’, derisa disa investitorë po presin miratimin e planit për zonën prapa ‘Albatrosit’”.

Pacolli, raporton Vijesti, konsiderohet mik i familjes Clinton, Bush dhe Jelcin, ndërsa në Lugano ku e ka vilën, fqinj e ka raportuesin e Këshillit të Evropës, Dick Marty, raporti i të cilit për tregti të organeve e ngarkon edhe kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.