Fundamenti

Pacolli studentëve: Suksesin tim dua ta bëj sukses të Kosovës

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës ka mbajtur një ligjërate para studentëve të Universitetit të Prishtinës. Ai fillimisht ka folur për jetën dhe fillet e veprimtarisë së tij, të cilat i kishte kaluar pas sfidave të shumta.

Në fjalimin e tij motivues, Presidenti Pacolli ka treguar se angazhimi dhe eksperienca, si dhe përkushtimi ndaj punës, garantojnë implementimin e ideve. “Vullneti, guximi dhe dëshira kanë qenë pjesë përbërëse e rrugëtimit tim. Kam shumë rekomandime që dalin nga eksperienca e jetës sime, ndërsa këto që i flas janë gjëra të sprovuara”, ka shtuar ndër të tjera Pacolli.

Studentët në këtë takim kanë bërë shumë pyetje lidhur me eksperiencat e Presidentit Pacolli, si dhe janë interesuar për platformën e zhvillimit ekonomik dhe arsimor që ofron AKR-ja.

Ata janë ankuar për mungesë të mbështetjes institucionale, duke kërkuar kështu më shumë hapësirë për veprim dhe punë praktike. Pasi dëgjoi idetë e shumta të studentëve, Presidenti Pacolli tha se propozimet dhe idetë e tyre gjithmonë do të shërbejnë për plotësimin e platformës programore të Aleancës Kosova e Re, përmes të cilës do të ketë përmirësim të kushteve mësimore si dhe hapje të vendeve të reja të punës.

Mobi Casa

“Ajo çfarë të gjithëve sot po na mundon është mungesa e mjaftueshme e zhvillimit ekonomik. “Ne kemi rini të mrekullueshme me kapacitet dhe potencial shumë të madh”, ka thënë Pacolli dhe ka shtuar se mënyra e vetme drejt ngritjes së vetëdijes qytetare, është zhvillimi ekonomik si dhe intensifikimi i iniciativave që investimet kapitale të mbizotërojnë.

Duke folur për qëllimet dhe vizionin për të ardhmen, Pacolli tha se njeriu gjithmonë duhet të besojë në qëllimet dhe vizionin e tij. Ai tha se suksesi nuk vie rastësisht dhe se duhet të punohet me përkushtim në atë drejtim. “Nëse ju angazhoheni dhe punoni me përkushtim duke koncentruar gjithë energjinë në vizionin tuaj, suksesi do të jetë i pashmangshëm”, ka thënë Pacolli.

“Çdo ndryshim fillon nga rinia, ju jeni ata që mund ta bëni ndryshimin drejt zhvillimit të Kosovës, ka thënë ndër të tjera Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli.

Pas ligjëratës, Presidenti Pacolli e vazhdoi debatin me studentët e Universitetit të Prishtinës, duke u përgjigjur kështu në pyetjet e shumta të parashtruara nga ta./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.