Fundamenti

Pacolli shikon “El Clasicon”, ka lajme të mira për futbollin e Kosovës

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kreu i AKR-së dhe zv/kryeministri i parë i Kosovës, Behgjet Pacolli ka ndarë me miqtë e tij në Facebook një fotografi ku ai shihet duket shikuar “El Clasicon” numër 166 ndërmjet Real Madridit dhe Barcelonës (2:1).

“Sot mu krijua mundësia që të shoh ndeshjen Real Madrid –Barcelona. Një ndeshje vërtet e bukur futbolli nga dy ekipe fantastike. Reali I Madridit fitoi, megjithatë Barcelona vazhdon të jetë ekip gjithashtu i jashtëzakonshëm me futbollistë shumë të talentuar në ekipin e vet”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

Po ashtu, numri dytë i Qeverisë, ka bërë të ditur edhe një lajm të rëndësishëm për sportin e Kosovës, respektivisht futbollin.

FIDANISHTJA

“Gjithashtu, dua të ndajë me ju edhe një ngjarje me rëndësi që ndodhi vetëm pak ditë më parë.

Hoteli Swiss Diamond në Lugano, për tri ditë me radhë(26-27 dhe 28 shkurt), ka qenë nikoqir i grupit koordinues të FIFA-s, duke përfshirë udhëheqësinë më të lartë të kësaj organizate. Sigurisht, është shfrytëzuar rasti edhe për promovimin e Kosovës, drejtë anëtarësimit në këtë organizatë të rëndësishme sportive”, thuhet në fund të mesazhit të Pacollit. (ORAinfo)