Pacolli: Shansi për formimin e FAK’ut u lëshua më 2013

Behgjet Pacolli ka thënë se në vitin 2013 është lëshuar shansi më i mirë për krijimin e Forcave të Armatosura të Kosovës.Vetëm kryeministri i vendit, Isa Mustafa, i di shkaqet pse humbi ky shans, ka thënë kreu i AKR-së në një postim në faqen e tij zyrtare në Facebook.
Duke komentuar deklaratën e ministrit të mbrotjtjes Haki Demolli, sipas të cilës forcat e armatosura do të formohen atëherë kur të krijohen kushtet politike, Pacolli tha se kjo është e vërtetë, vetëm se këto kushte nuk do të plotësohen kurrë me këtë konstalacion politik.
Ky është postimi i plotë i Pacollit në rrjetin social.
“Sot lexova se Ministri i Mbrojtjes, z. Demolli kishte deklaruar se Forcat e Armatosura të Kosovës do të formohen atëherë kur të krijohen kushtet politike. Ministri Demolli ka shumë të drejtë dhe unë kësaj deklarate i shtoj edhe faktin se në këtë konstalacion politik, këto kushte nuk do të plotësohen.
Kryeministri i Kosovës e di shumë mirë sa herë jemi takuar në vitin 2013 me Ambasadorin e SHBA-së dhe përfaqësuesin e BE-së, për këtë çështje, çfarë kemi biseduar dhe çfarë shansi u leshua në vitin 2013.
Shkaqet pse humbi ky shans, i di vetëm Kryeministri.”