Pacolli: Rinia sinonim i Kosovës

/ 4 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Ju jeni e ardhmja e vendit. Kosova i ka sytë tek ju. Jemi një vend që po shkon drejt rigjenerimit dhe ju jeni sinonim i Kosovës. Kërkoj nga ju të jeni shumë aktiv. Ju duhet ta sfidoni jetën dhe të ardhmen. Ju duhet të ndërmerrni iniciativa, ndërsa mbështetja jonë do të jetë e pa rezervë, tha Presidenti i AKR-së Behgjet Pacolli të shtunën në Kamenicë.

Forumi Rinor i Aleancës Kosova e Re në Kamenicë ka mbajtur të shtunën Kuvendin Rinor.

Në këtë Kuvend, përveç një numri shumë të madh të rinjsh, morën pjesë edhe lidershipi më i lartë i AKR-së.

Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli, gjatë fjalës së tij përshëndetëse për të rinjtë e AKR-së në Kamenicë i falënderoi ata për angazhimin e tyre dhe i inkurajoi që të punojnë bashkërisht për ndryshimet që AKR synon ti bëjë në Kamenicë. “Ju jeni e ardhmja e vendit. Kosova i ka sytë tek ju. Jemi një vend që po shkon drejt rigjenerimit dhe ju jeni sinonim i Kosovës. Kërkoj nga ju të jeni shumë aktiv. Ju duhet ta sfidoni jetën dhe të ardhmen. Ju duhet të ndërmerrni iniciativa, ndërsa mbështetja jonë do të jetë e pa rezervë”, tha Presidenti i AKR-së Behgjet Pacolli.

Ai u ka premtuar bashkëpunim të ngushtë të rinjve të AKR-së dhe gjithë të rinjve kamenicas, pasi sipas tij ndryshimet pozitive vijnë vetëm përmes të rinjve.
Punimet e këtij Kuvendi Zgjedhor të të rinjve i kanë përshëndetur edhe zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila dhe ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli.

Ndërsa, Blerton Ajeti, kryetar i Forumit Rinor të AKR-së ë nivel të Kosovës u shpreh i kënaqur me prezencën masive të të rinjve në këtë Kuvend Zgjedhor.“Në këtë sallë po e shoh një energji të jashtëzakonshme. AKR-ja është orientuar tashmë drejt Kamenicës. Shfrytëzoni potencialin drejt një të ardhme më të mirë”, tha Ajeti.

UBT

Nga ana tjetër, koordinatori i zgjedhjeve në Degën e AKR-së në Kamenicë, Fatmir Matoshi, falënderoi mbështetjen e deritashme të Presidentit Pacolli dhe lidershipit të AKR-së për procesin zgjedhor. “Ky numër i madh i të rinjve në këtë Kuvend, është tregues i mbështetjes për ndryshimin e madh në Kamenicë. Të rinjtë, po i bashkohen në masë të madhe AKR-së. Mirësevini për të bërë ndryshime në Kamenicë. Do të punojmë së bashku dhe me gjithë të tjerët e të gjitha Forumeve tona dhe do të zgjerohemi edhe më shumë në ditët dhe muajt në vijim, për të sjellë kualitet më të mirë në jetën e qytetarëve të Komunës tonë”, ka thënë Matoshi.

Sipas tij, lideri i AKR-së, Pacolli, njihet dhe është i dëshmuar si njeri i zhvillimit të suksesshëm në ekonomi, andaj, shtoi ai, të rinjtë janë një aset i rëndësishëm për të realizuar projekte të ndryshme ekonomike në Kamenicë.

Pas fjalëve përshëndetëse, Kuvendi Zgjedhor vazhdoi punën për zgjedhjen e strukturave.

Me unanimitet nga të gjithë delegatët e pranishëm, kryetar i Forumit Rinor të AKR-së në Kamenicë u zgjodh Ardian Dërmaku i cili me profesion është ekonomist ndërsa merret edhe me aktrim. Nënkryetarë u zgjodhën Ardian Basha dhe Shqiponja Thaqi, ndërsa sekretare Etnike Krivaqa.

Pas zgjedhjes së tij, kryetari i të rinjve të AKR-së, Ardian Dërmaku falënderoi gjithë të rinjtë e pranishëm për besimin e dhënë ndërsa u premtoi bashkëpunim dhe punë të përbashkëta pas konsolidimit të të gjitha strukturave të Degës së AKR-së në Kamenicë.

Përveç kryetarit, delegatët zgjodhën edhe kryesinë prej 15 anëtarësh, dy nënkryetarë dhe sekretaren e Degës. /rajonipress/