GRANDEMALL

Pacolli reagon pasi u godit nga Presidenca: Njerëz arrogantë, do të publikoj çdo ditë nga një shkrim, kam shumë për të thënë

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Kryetari i AKR’së, Behgjet Pacolli, ka reaguar pasi u godit nga presideca. Ai ka thënë se “disa herë” ka qenë në “shënjestër të ofendimeve nga bashkëpunëtorët e presidents Osmani”, derisa ka shtuar “se shumicën e rasteve e ka ndihmuar”.

Ai ka thënë se “skandalet e fundit” të presidents Osmani janë rezultat i mungesës së njohurive dhe arrogancën së stafit të saj.

Pacolli ka paralajmëruar se “nëse ata vazhdojnë kështu, unë do të publikoj çdo ditë nga një shkrim, në mënyrë që publiku të kuptojë më mirë se kush është filo-rus dhe filo-serb”.

“Kam qenë disa herë në shënjestër të ofendimeve nga bashkëpunëtorët e Presidentes Osmani, edhe pse në shumicën e rasteve e kam ndihmuar. Unë besoj dhe kam thënë se skandalet e fundit të Presidentes janë rezultat i mungesës së njohurive dhe arrogancës së stafit të saj! Nëse ata vazhdojnë kështu, unë do të publikoj çdo ditë nga një shkrim, në mënyrë që publiku të kuptojë më mirë se kush është filo-rus dhe filo-serb, dhe kush është dinjitoz e kush nuk është, siç thonë ata. E unë kam shumë cka për të thëne.”

FIDANISHTJA

Ai ka shkruar se njerëzit mosmirënjohës dhe arrogantë “shpesh janë rezultat i nivelit të ulët të edukatës”.

“Njerëzit mosmirënjohës dhe arrogantë shpesh janë rezultat i nivelit të ulët të edukatës. Individët që rriten dhe formohen në mjedise ku mungon edukimi për vlerat e respektit dhe mirënjohjes ndaj të tjerëve, shpesh vijnë nga ambiente ku këto cilësi janë promovuar pak ose aspak. Në një shoqëri ku inkurajohët apo promovohet INDIVIDUALIZEM ekstrem dhe theksohët EGOJA e personave, pa marrë parasysh se kush janë, aty krijohet një atmosferë ku njerëzit zhvillojnë qëndrime arrogante me mungesë ndjeshmërie e respekti ndaj të tjerëve.”

Pacolli ka folur edhe për njerëzit “grabitqarë”.

“Në shumë raste, këta njerëz njihen edhe si “grabitqarë” të emocioneve të njerëzve tolerantë, konstruktivë dhe të edukuar, të cilët janë të prirur për të ndihmuar të tjerët në nevojë. Këto sjellje shpesh rezultojnë në shfrytëzimin e mirëdashjes së të tjerëve, duke përfituar nga dhembshuria dhe ndihma e tyre. Këta “grabitqarë” shpesh veprojnë jo vetëm duke injoruar të tjerët, por edhe duke i sulmuar ata. Ky fenomen vjen nga fakti se këta individë nuk kanë as ndjenjën e mirënjohjes dhe as edukatën për të kthyer të mirën ose të qëndrojnë neutralë. Përkundrazi, arroganca e tepruar dhe primitivizmi i tyre i çon ata të përdorin “mjete”negative për të shuar plotësisht çdo formë mirësie nga ai person.”

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.