RCCOLA

Pacolli: Ramushin e ndihmova në Hagë pa e ditur çfarë muskujsh ka

/ 3 minuta lexim
RCCOLA

Behgjet Pacolli e ka vazhduar debatin me Ramush Haradinaj, të cilin e ka ndihmuar me mjete financiare gjatë gjykimit në Hagë.

Pacolli ka treguar se nuk i ka dëgjuar fjalët e Haradinajt kur ka thënë se nuk ndjen kurrfarë obligimi ndaj milionave që i ka marrë prej tij për t’u përballur me akuzat në Hagë.

Lideri i AKR’së ka thënë se fjalët e Ramushit i ka dëgjuar një bashkëpunëtore e tij, e cila ka derdhur mjetet në llogarinë e mbrojtjes së Haradinajt.

“Në moment kur Ramushi flet për këtë argument, ajo thotë se menjëherë e ka mbyll televizorin dhe më ka telefonuar dhe më ka thënë se unë e di se me sa shumë mjete e ke ndihmuar Haradinajn”, ka treguar Pacolli.

Sidoqoftë, Pacolli ka thënë se asnjëherë se ke përmendur ndihmën që i ka dhënë Haradinajt, por ka thënë se është shumë e madhe.

“Asnjëherë s’ka qenë as temë e debateve, e shkrimeve dhe muhabeteve. Ai thotë se nuk është mirënjohës për këtë ndihmë, unë i them se është e drejtë e tij”, ka thënë ai.

Është përmendur se janë më shumë se një milion euro q Pacolli i ka ndarë për Haradinajn në Hagë.

Në intervistën për RTV21, Pacolli nuk ka përmendur shifra, por ka thënë se janë para të mëdha që i janë dhënë Liderit të AAK’së.

Fundamenti

”Ndihma ka qenë shumë e madhe për të mos qenë mosmirënjohës”, ka shtuar ai.

Pacolli ka thënë se Ramshin e ka ndihmuar pa e ditur se cfarë muskujsh ka dhe pa e pasur parasysh ndikimin e tij.

“Unë s’kam pas kurrfarë obligimi ta ndihmojë z. Haradinaj. Kurrë s’ia kam parë fytyrën z. Haradinaj. Kam dëgjuar se ka qenë ushtar i UCK’së dhe duihet t’i ndihmoj. I kam ndihmuar pa e ditur se çfarë muskujsh ka ai”.

Pacolli ka thënë se paratë që ka dhënë për Haradinaj nuk i ka dhënë me qëllim që t’i kthehet ky shpërblim.

“Nuk kam qenë i frikësuar nga z. Haradinaj, s’kam pasur obligim. Asnjë herë në jetën time nuk kam kërkuar asgjë prej z. Haradinaj për kontrashpërblim”.

Ai ka treguar se ka ndihmuar edhe ish-ushtarë të UÇK’së që janë gjykuar në Hagë.

“Nuk e ndjej vetën që kam gabuar”, ka thënë ai./express/