Eko Higjiena

Pacolli: Po dalin në pah kauzat false dhe gënjeshtrat e ish-kryetarit të Kushtetueses

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli ka reaguar të mërkurën rreth rastit të Enver Hasanit, i cili akuzoi kryeprokurorin e shtetit, Aleksandër Lumezi për falsifikimin e provimit të Jurisprudencës.

Lidhur me këtë një ditë më parë Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda ka dalë me një njoftim për media ku ndër të tjera ka thënë se Lumezi “në mënyrë të pakontestueshme e ka dhënë provimin e jurisprudencës”.

Lexoni të plotë reagimin e Pacollit lidhur me rastin Hasani-Lumezi:

UBT

“Shpresoj që me përfundimin e procesit hetimor ndaj kryeprokurorit Lumezi, doli në pah e vërteta rreth manisë së ish kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për të ndërtuar situata të pavërteta, kauza false dhe gënjeshtra.

Edhe në rastin tim ai pati deklaruar që gjoja njerëzit e mi i janë ofruar me para për të vendosur rastin ndryshe.

Rasti sikur ky i Lumezit, më bën të dyshoj se mund të jetë e kundërta, ndoshta ish kryetari i Gjykatës, ka marrë para për të marrë një vendim të tillë skandaloz në rastin tim si president i Kosovës (të cilin gjykatësit e huaj në Gjykatën Kushtetuese e cilësuan si skandaloz dhe absurd)”. /Telegrafi/