Fundamenti

Pacolli përballë presionit të PDK-së dhe LDK-së

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Burime të sigurta të gazetës bëjnë të ditur se gjatë kohës sa kreu i LDK-së ka qëndruar në shtëpinë e Pacollit aty ka qenë i pranishëm edhe kreu i PDK-së, Hashim Thaçi, por në një ambient tjetër. Rritja e interesimit të PDK-së dhe LDK-së në raport me AKR-në duket të jetë tregues i ndikimit dhe fuqisë që kjo parti ka dhe mundësisë që ajo të vendos për qeverisjen e ardhshme.

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli dhe ai i LDK-së, Isa Mustafa janë takuar të hënën mbrëma për të diskutuar lidhur me arritjen e marrëveshjes për një koalicion të mundshëm parazgjedhor. Takimi është zhvilluar në shtëpinë e Pacollit në Hajvali, derisa pjesëmarrës kanë qenë edhe ish shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri dhe ministri në detyre i Zhvillimit Ekonomik dhe nënkryetari i AKR-së, Fadil Ismajli.

Takimi ka filluar rreth orës 23:00 dhe ka përfunduar pak pas mesnatës.

Sipas një komunikatë të përbashkët për media të LDK-së dhe AKR-së, thuhej se këto dy subjekte politike kanë zhvilluar takime intensive sa i përket bashkëpunimit për zgjedhjet e 8 qershorit.

Fundamenti

“Pas takimit të sontëm ndërmjet kryetarit të LDK-së, z.Isa Mustafa, dhe presidentit të AKR-së, z.Behgjet Pacolli, LDK-ja dhe AKR-ja në parim janë pajtuar që programet e të dy palëve kanë ngjashmëri dhe garantojnë zhvillim të Kosovës, në interes të qytetarëve të Kosovës”, thuhet në komunikatë.

LDK-ja dhe AKR-ja, sipas njoftimit, do të garojnë të vetme në zgjedhje, ndërkaq detajet e bashkëqeverisjes pas zgjedhjeve do të konkretizohen në ditët në vijim.

Burime të sigurta të gazetës bëjnë të ditur se gjatë kohës sa kreu i LDK-së ka qëndruar në shtëpinë e Pacollit aty ka qenë i pranishëm edhe kreu i PDK-së, Hashim Thaçi, por në një ambient tjetër.

Rritja e interesimit të PDK-së dhe LDK-së në raport me AKR-në duket të jetë tregues i ndikimit dhe fuqisë që kjo parti ka dhe mundësisë që ajo të vendos për qeverisjen e ardhshme.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.