HW

Pacolli: “Për disa njerëz është më e lehtë të njollosin atë që u ka bërë mirë, sesa të përballen me ndërgjegjen e tyre”

/ 3 minuta lexim
HW

Prishtinë – Ish-presidenti i Kosovës dhe biznesmeni Behgjet Pacolli ka publikuar një mesazh me tone të forta reflektuese dhe morale, në të cilin flet për besimin, zhgënjimin dhe sjelljen e njerëzve ndaj atyre që u kanë hapur dyert dhe u kanë ofruar mbështetje.

Përmes një postimi, Pacolli ka përcjellë një mendim të cilin, siç shprehet ai, një njeri shpirtëror e kishte artikuluar në një platformë mediatike. Në qendër të mesazhit është ideja se zhgënjimi më i madh vjen pikërisht nga njerëzit të cilëve u është dhënë besim, mbështetje dhe mirësi.

“Njeriu më i poshtër dhe më i keq është ai të cilit i ke hapur derën dhe zemrën, i ke dhënë besimin tënd dhe gjithçka që ke mundur, ndërsa në një moment ai të kthen shpinën”, shkruan Pacolli.

Ai më tej thekson se, sipas këtij qëndrimi, personi që sillet në mënyrë të pamoralshme shpesh përpiqet të krijojë një arsyetim për veprimet e veta, duke e kthyer fajin te personi që më parë e kishte ndihmuar.

Mobi Casa

“Por jo vetëm kaq. Për t’i justifikuar veprimet e veta të pamoralshme, ai fillon të krijojë në mendjen e tij arsye, akuza dhe bindje negative ndaj teje. Përmes një lloj autosugjestioni, e bind veten se ti je i keqi, vetëm që të ‘qetësojë’ ndërgjegjen e vet dhe të gjejë një justifikim për atë që po të bën”, vijon mesazhi i publikuar nga Pacolli.

Sipas tij, paradoksi më i madh qëndron në faktin se personi që ka ofruar ndihmë, besim dhe mbështetje mund të shndërrohet më pas në objekt sulmesh dhe akuzash nga ai që dikur e kishte përkrahur.
“Dhe paradoksi më i dhimbshëm është se pikërisht ai që e ka ndihmuar, ai që i ka besuar dhe ia ka hapur zemrën, bëhet më pas shënjestra më e lehtë për ta mashtruar, përfolur e poshtëruar”, thuhet në postim.

Pacolli e përmbyll mesazhin me një reflektim mbi ndërgjegjen dhe mënyrën se si disa njerëz, sipas tij, zgjedhin të njollosin personin që u ka bërë mirë, në vend që të përballen me përgjegjësinë për veprimet e tyre.

“Sepse për disa njerëz është më e lehtë të njollosin atë që u ka bërë mirë, sesa të përballen me ndërgjegjen e tyre dhe të pranojnë të keqen që kanë bërë”, përfundon mesazhi i publikuar nga Behgjet Pacolli./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.