Eko Higjiena

Pacolli paralajmëron arbitrazh ndërkombëtar për çështjen e MABCO-s: “Mundësia për të shmangur përshkallëzimin varet nga autoritetet shqiptare”

/ 4 minuta lexim
Eco Higjiena

Tiranë – Biznesmeni dhe politikani Behgjet Pacolli ka reaguar lidhur me situatën e kompanisë MABCO dhe mosmarrëveshjen e saj me autoritetet shqiptare, duke paralajmëruar se çështja mund të përfundojë në arbitrazh ndërkombëtar nëse nuk gjendet një zgjidhje përmes dialogut dhe negociatave.

Në reagimin e tij, Pacolli thekson se MABCO, e cila sipas tij zotëron 98 për qind të kuotave në ndërmarrjen VIA, që prej vitit të kaluar është privuar nga qasja efektive në procesin e vendimmarrjes së kompanisë dhe nga ushtrimi i të drejtave që burojnë nga pronësia e saj. Ai e lidh këtë situatë me veprimet dhe mosveprimet e Autoritetit Kontraktor dhe autoriteteve të tjera kompetente.

Sipas Pacollit, kjo gjendje ka ndikuar drejtpërdrejt edhe në bllokimin e punimeve në aeroport. Ai pretendon se që nga prilli i vitit 2026, MABCO-s i është pamundësuar qasja në hapësirat dhe objektet e ndërtuara përmes investimeve të kompanisë, duke e penguar në praktikë administrimin, mbrojtjen dhe shfrytëzimin e investimit të saj.

Pacolli bën të ditur se, pasi sipas tij janë shteruar përpjekjet për gjetjen e një zgjidhjeje përmes rrugëve të tjera, MABCO u ka dërguar autoriteteve shtetërore shqiptare një “Notice of Dispute”, në përputhje me Marrëveshjen Bilaterale ndërmjet Zvicrës dhe Shqipërisë për nxitjen dhe mbrojtjen reciproke të investimeve (BIT).

Sipas reagimit, aktualisht çështja ndodhet në periudhën gjashtëmujore të “cooling-off”, e parashikuar për t’u dhënë palëve mundësinë që mosmarrëveshjen ta zgjidhin përmes dialogut dhe negociatave, me synim shmangien e arbitrazhit ndërkombëtar në ICSID, pranë Bankës Botërore në Washington.

Pacolli thotë se gjatë gjithë kësaj periudhe MABCO u ka bërë thirrje të vazhdueshme autoriteteve të Republikës së Shqipërisë për dialog konstruktiv dhe për gjetjen e një zgjidhjeje të arsyeshme, por pretendon se deri më tani këto thirrje nuk kanë marrë një përgjigje konkrete.

Megjithatë, sipas tij, MABCO do ta respektojë në tërësi periudhën e përcaktuar nga kuadri përkatës juridik, duke shpresuar se autoritetet shqiptare do të angazhohen në mënyrë konstruktive për zgjidhjen e mosmarrëveshjes dhe shmangien e arbitrazhit ndërkombëtar.

Reagimi i plotë i Behgjet Pacollit:

ARKATANA

“Duke u nisur nga fakti se, që prej vitit të kaluar, MABCO është, dhe edhe tani mbetët e PRIVUAR nga çdo qasje efektive në procesin e vendimmarrjes së ndërmarrjes VIA, si dhe i është pamundësuar ushtrimi i të drejtave që burojnë nga pronësia e saj prej 98% të kuotave si pasojë e drejtpërdrejtë e veprimeve dhe mosveprimeve të Autoritetit Kontraktor dhe autoriteteve të tjera kompetente.

Kjo gjendje ka ndikuar drejtpërdrejt edhe në bllokimin e punimeve në Aeroport, që në fakt nga prilli 2026, MABCO është privuar nga qasja në hapësirat dhe objektet të cilat janë ndërtuar përmes investimeve marramendëse të vetë kompanisë, duke i pamundësuar në praktikë administrimin, mbrojtjen dhe shfrytëzimin e investimit të saj.

Pasi janë shteruar përpjekjet për gjetjen e një zgjidhjeje përmes rrugëve të tjera, MABCO u ka dërguar autoriteteve shtetërore shqiptare një “Notice of Dispute” në përputhje me Marrëveshjen Bilaterale ndërmjet Zvicrës dhe Shqipërisë për nxitjen dhe mbrojtjen reciproke të investimeve (BIT).

Aktualisht, çështja ndodhet në periudhën gjashtëmujore të “cooling-off”, të parashikuar për t’u dhënë palëve mundësinë që mosmarrëveshjen ta zgjidhin përmes dialogut dhe negociatave për të evituar ARBITRAZHIT NDERKOMBETARE, ICSID pranë BANKËS BOTËRORE në Washington.

Gjatë gjithë kësaj periudhe, MABCO u ka bërë thirrje të vazhdueshme autoriteteve të Republikës së Shqipërisë për dialog konstruktiv dhe për gjetjen e një zgjidhjeje të arsyeshme. Fatkeqësisht, deri më sot, këto thirrje nuk kanë marrë një përgjigje konkrete.

Pavarësisht kësaj, MABCO do ta respektojë në tërësi periudhën e parashikuar nga kuadri përkatës juridik, me shpresën se autoritetet shqiptare do të angazhohen në mënyrë konstruktive për zgjidhjen e “mosmarrëveshjes” dhe për shmangien e instancës së fundit, përkatësisht arbitrazhit ndërkombëtar.

MABCO mbetet e gatshme për dialog dhe për një zgjidhje të drejtë dhe të qëndrueshme. Megjithatë, mundësia për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të kësaj “mosmarrëveshjeje” varet tashmë nga gatishmëria dhe vullneti i autoriteteve të Republikës së Shqipërisë për t’u angazhuar në mënyrë konstruktive në këtë proces.BP./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.