ARKATANA

Pacolli: Nuk do të ketë familje pa asnjë të punësuar‏

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Behgjet Pacolli, president i AKR-së tha se me qeverisjen e tij, secila familje në Kosovë do të ketë të paktën një të punësuar.

Në takim me banorët në Lugin e Baranit, tha se me AKR-në në qeveri nuk do të ketë familje që jeton në mjerim.

“Nuk do të ketë familje që jeton në kushte të mjerueshme si sot. Nuk do të ketë më familje në Lugin e Baranit dhe askund në Kosovë që nuk e ka as edhe një të punësuar”, premtoi Pacolli. Kjo sipas tij do të ndodhë me implementimin e programit të AKR-së që në vete parasheh plane konkrete për gjenerimin e vendeve të punës. “Unë sot po e kërkoj votën tuaj, jo për veten time por për krijimin e mijëra vendeve të punës vetëm në bujqësi, nëpërmjet krijimit të platformave Agroekonomike, dhe komplekseve industriale për të cilat e kemi planin e gatshëm. Ky plan në Lugin e Baranit do të jetë më i mirseardhuri që çdo familje të ketë të paktën një të punësuari qysh në vitin e parë të qeverisjes”, tha Pacolli.

UBT

Premtimin e njëjte e kishte edhe kandidati për deputet, Islam Pacolli.

“Nëse jo në Kosovë, ne do të mundësojmë që edhe në vendet tjera të punësohet nga një anëtar i familjes. Asnjë familje e Lugit të Baranit nuk do të jetë më pa asnjë të punësuar. Ne do të kujdesemi për ju”, tha Pacolli

Kandidati për deputet nga AKR-ja, Naim Maloku, u tha banorëve se ka ardhur koha që ti kthehemi punës për të punuar për mirëqenie më të mirë, për një zhvillim ekonomik.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.