Pacolli : Njerëzit në pushtet nuk kanë ide për pushtet

Kryetari i Aleancës për Kosovën e Re (AKR), Behxhet Pacolli gjatë konferencës për medie ka thënë se njerëzit që udhëheqin vendin nuk kanë ide për pushtet. Sipas Pacollit, nëse partia e tij do të vinte në pushtet, kosovarët do mund të lëviznin të lirë në Evropë.
“Nuk është vetëm demarkacioni problem, por edhe shumë probleme tjera, AKR-ja do ti zgjedhte këto probleme”, ka deklaruar Pacolli. I cili nuk ka dhënë emra të personave me të cilët AKR do lidhë koalicion.
“Unë do të bëj koalicion me njereëz të denjë që e duan Kosvën, ata njerëz janë të shumë”, ka thënë ai.
Ndryshe, Pacolli gjatë fjalës së tij është shprehur shumë i hidhëruar me kryeministrin Mustafa, sepse ky i fundit nuk është përgjigjur në letrat që Pacolli i ka dërguar. “Unë jam shumë i hidhrar në kryemistrin, i kam dërguar disa letra që të na lëshon disa fabrika që mbahen bosh në mënyrë që ne të krijojmë marrëdhënie ekonomike me investorët që vinë në Kosovë”, ka potencuar Pacolli.
Ai gjatë konferncës ka thënë se do të insitojë që të ketë rrijte ekonomike, sepse vetëm atëherë sipas tij do të ketë perspektivë për të rinjët në vend.