Uji Dea

Pacolli nga Brukseli tregon për kompromisin e Kosovës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli i cili po qëndron në Bruksel për vazhdimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë ka përsëritur se asnjë shtet që ka njohur Kosovën, nuk e ka tërhequr atë prapa.

Sipas Pacollit së shpejti pritet që dhjetëra shtete të njohin Kosovën.

Nuk duhet të merrem me deklarata te të tjerëve ne jemi duke krijuar miqësi, marrëdhënie me botën dhe mund të them se kemi me dhjetëra shtete të fuqishme që janë në procesin përfundimtar të procesit të njohjes, dhe këto njohje vijnë nga të gjitha kontinentet dhe janë të pandalshme”, ka thënë ai.

Ndërsa, ai ka shtuar se nuk duhet t’u besojmë propagandave se disa shtete kanë tërhequr njohjen e Kosovës.

FIDANISHTJA

“Të mos e befasojmë askënd sa i përket tërheqjeve. Unë them se nuk ka pasur tërheqje, dhe mediat duhet të kuptojnë se më me rëndësi është të shikoni faqen zyrtare të shteteve që kanë njohur dhe aty shihet se kush po gënjen. Unë e di se dikush po gënjen, para pak ditësh Liberia ka rikonfirmuar marrëdhëniet e mira me Kosovë dhe ka thënë se askush nuk mund të flas në emër të tyre se ka tërhequr njohjen. Këto ditë pritet të ketë vizita zyrtare nga ky shtet”, ka thënë ai.

Ndërsa sa i përket bisedimeve dhe kompromiseve që do arrihen, ai tha se tashmë Kosova ka kryer kompromisin me Pakon e Ahtrisaarit.

“Kompromisi duhet të jetë. Pala kosovare ka bërë komprisin e vet. Pala kosovare e ka kryer kompromisin me Pakon e Ahtisaarit”, ka thënë Pacolli nga Brukseli./Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.