Hidromorava

Pacolli në mesin e 100 shqiptarëve më të suksesshëm

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka organizuar një mbrëmje gala, ku kishte ftuar personalitete të ndryshme të suksesshëm shqiptar, që janë shquar për idetë e tyre në favor të integrimit ndërkombëtar.

Gjatë kësaj mbrëmje janë prezantuar 100 personalitete, 100 individë me kombësi shqiptare nga e gjithë bota, që kanë arritur të ndërtojnë histori suksesi në profesionet e tyre dhe të cilët janë përzgjedhur nga Albanian Excellence, një organizatë jofitimprurëse me qendër në Tiranë me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë.

Mes tyre pati inxhinierë, projektues urash të mëdha në SHBA, tenorë me famë botërore si Saimir Pirgu, rektorë universitetesh në Perëndim, muzikantë, artistë, menaxherë në kompani globale telekomunikacioni, etj.

Në këtë mbrëmje, Pacolli ka falënderuar të pranishmit të cilët kanë ardhur prej shumë pjesëve të botës. Ai ka vlerësuar suksesin e të gjithë 100 personave që janë zgjedhur nga Albanian Excellencë, por ka thënë se ata që kanë vlera edhe arrijnë sukses.

“Gjuha e suksesit është ajo që duhet të shihet si gjuhë e vlerave dhe ai që nuk e sheh njeriun e suksesshëm, njeri me vlerë atëherë ai nuk mund ta trajtojë mir këta njerëz, për arsye se nuk mundësh me qenë njeri i suksesit nëse ti nuk ke vlera. Un e kam provuar dhe sprovuar gjatë rrugëtimit tim dhe jetës sime. Nuk mundesh të krijosh sukses nëse nuk ke vlera”, ka thënë Pacolli në këtë mbrëmje.

Hidromorava

Arben Pazaj, skulptor nga Italia dhe që ishte edhe njëri prej 100 të përzgjedhurve të Excellencës, theksoi se është mjaft i nderuar që ai është futur në këtë listë dhe që po merr pjesë në këtë gala mbrëmje. Ndërsa Nevruz Çarkaxhiu, publicist nga Turqia, ka përsëritur një mesazh të zëvendëskryeministrit Pacolli, i cili atij i kishte thënë që “të veprojmë për të fituar të drejtën të flasim”.

Flora Nikolla, presidente e Albanian Excellent, ka shpjeguar për ORAinfo, të gjithë punën e mundimshme që është bërë për të mbledhur dhe klasifikuar të 100 personat e suksesshëm që ajo ka përfshirë në librin e saj.

“Ne edhe në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni jemi mësuar të qarkojmë vetëm disa emra që sigurisht që janë vlera, por ndërkohë që janë edhe disa emrat cilët me shumë dinjitet, urtësi dhe mençuri, pak nga pak si ajo bleta që krijon të kosherja e vet, kanë arritur të krijojnë një histori suksesi. Dhe ne gazetarët e kemi për detyrë që këta njerëz ti zgjedhim dhe ti pasqyrojmë. Ky ishte qëllimi fisnik i Albanian Excellent”, theksoi Nikolla.

Ajo ndër të tjera tha se, zgjedhja e Behgjet Pacollit, ka ardhur nga ajo, pasi që ai është një simbol i njeriut që ka ditur të krijoj suksesin vet.

Organizata Albanian Excellence, zgjodhi Behgjet Pacollin edhe President nderi të kësaj organizate, e e cila organizatë do të vazhdojë çdo vit në identifikimin e këtyre personaliteteve në botë. (D.H/ORAinfo)