ARKATANA

Pacolli në Lipjan: Jemi në rrugë të drejtë për zhvillimin e Kosovës

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Aleanca Kosova e Re mbajti takim me degën e AKR-së në Lipjan, qytet i cili nuk e harroi asnjëherë punën dhe përkushtimin e AKR-së për ta zhvilluar vendin.

Koordinatori i degës së AKR-së në Lipjan, Fauz Xhemajli tha se AKR-ja dhe kryetari i saj Behgjet Pacolli kanë dhënë shumë për Kosovën dhe Lipjanin. ” AKR-ja ka qenë çdo herë e përkushtuar për zhvillim e vendit, avancimin e programit dhe zhvillimin ekonomik”, deklaroi ndër të tjera Xhemajli.

Ndersa, kryetari i AKR-së Behgjet Pacolli duke falënderuar pjesëmarrësit dhe qytetarët e Lipjanit, tha se ndihet i nderuar të jetë në mesin e tyre. “Pjesëmarrja juaj sot është shenjë që AKR-ja këtu vazhdon t’i kontribuojë shtetndërtimit të Kosovës. AKR ka vite që jep kontribut në këtë komunë dinjitoze dhe asnjëherë se ka lënë anash. Do të vazhdojmë punën për hapjen e fabrikave të reja dhe vendeve të reja të punës”, deklaroi ndër të tjera Pacolli.

FIDANISHTJA

Pacolli tha se AKR-ja si parti liberale, suksesin e bazon në rezultatin e punës. “Për AKR-në, patriot është ai njeri që punon dhe kontribuon për familjen e vet dhe për shtetin, gjë e cila çon në gjenerimin e të hyrave për shtetin dhe përmirësimin e jetës publike dhe rritjen e buxhetit të Kosovës”, u shpreh ndër të tjera Pacolli.

Pacolli në përfundim të takimit me qytetarë prezantoi kandidatët për deputet të Republikës së Kosovës: Islam Pacolli, Fatmir Matoshi, Vesel Makolli, Valdrin Lluka, Ekrem Mustafa, Myzejene Selmani, Alma Lamçja, Mirlindë Sopi-Krasniqi, Sedat Ismajli, Skënder Avdyli dhe Nusret Çubreli.

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.