Hidromorava

Pacolli në Klinë: Dilni masovikisht në votime për fitoren e Koalicionit të shpresës!

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

“Fitorja jonë sot ka filluar nga Deçani, ka vazhduar në Pejë , e tash edhe në Klinë”, ka thënë sot Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, para qindra qytetarëve të pranishëm në tubimin zgjedhor që është mbajtur në Komunën e Klinës.

“Unë vendosa t’i bashkohem këtij koalicioni sepse ishte vendim i drejtë. Z.Hoti është kandidati më i mirë për kryeministër që e ka Kosova”, ka thënë Presidenti i AKR-së. Ai ka shtuar se lista kandidatëve të koalicionit është një listë që në vete përmban akademikë, doktorë e profesorë.

Presidenti Pacolli ka theksuar se është pikërisht koalicioni AKR-LDK-LD-Alternativa, që Kosovën do ta bëjë vend të dashur për qytetarët e saj. “Ju ftoj që me datë 11 qershor të dilni masovikisht ashtu siç jeni mbledhur këtu sot dhe t’i votoni njerëzit e punës, njerëzit që i do Evropa dhe njerëzit që do të krijojnë lëvizje të lirë për ju.”

GRANDEMALL

Lideri i AKR-së ka shtuar se, këtë nuk do të mund ta bëjnë ata që i ikin drejtësisë e që e vjedhin Kosovën, por njerëzit e punës e të sukseseve të cilët do të punojnë për Kosovën dhe qytetarët e saj. Ai ju ka bërë thirrje edhe njëherë qytetarëve të shumtë, të cilët ishin të pranishëm në këtë tubim, që përkrahjen dhe besimin e tyre t’ia japin koalicionin të shpresës në krye me Dr.Avdullah Hoti.

Ndërkaq kandidati për kryeministër nga radhët e koalicionit AKR-LDK-LD-Alternativa, Avdullah Hoti, ka thënë se koalicioni AKR-LDK-LD-Alternativa, përfaqësohet nga njerëz kompetentë. “Bashkimi ynë në këtë koalicion është natyral. Prandaj edhe programet e partive që janë pjesë e këtij koalicioni janë harmonizuar lehtësisht. Rivalët tanë nuk po ofrojnë program qeverisës, sepse përveç fjalëve nuk kanë asgjë konkrete për zgjidhjen e çështjeve jetike me të cilat përballen qytetarët e Kosovës”, ka deklaruar Hoti ndër të tjera.

Më pas është bërë edhe prezantimi i kandidatëve për deputetë nga radhët e koalicionit AKR-LDK-LD-Alternativa./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.