Eko Higjiena

Pacolli në Deçan: Do ta realizojmë amanetin e Presidentit Rugova për një shtet të zhvilluar ekonomikisht

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

“Jemi këtu për ta mbështetur shpirtërisht dhe me krejt çka është në mundësitë tona Dr. Avdullah Hotin, për kryeministër të ardhshëm të Kosovës. Ai është njeri i fjalës dhe ne duhet ta mbështesim me votën tonë me datën 11 qershor. Unë erdha me AKR-në dhe krejt çka kisha, në shtëpinë tonë të përbashkët, në shtëpinë e Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova”. Kështu ka thënë Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli në hapjen e Fushatës Zgjedhore në komunën e Deçanit, ku bashkë me partnerët e koalicionit LDK-LD-Alternativa, kanë bërë prezantimin e kandidatit për kryeministër Dr.Avdullah Hoti si dhe kandidatëve për deputetë në Kuvendin e Kosovës.

“Presidenti Rugova e donte bashkimin, ne tash jemi bërë bashkë dhe jemi të vendosur ta realizojmë porosinë e Presidentit Rugova për një Kosovë dinjitoze dhe për integrimin e saj në Bashkimin Evropian. Ne jemi ata që do ta ndërtojmë Kosovën dhe do ta zhvillojmë atë ekonomikisht”, ka shtuar ndër të tjera Presidenti i Aleancës Kosova e Re Behgjet Pacolli, i cili ju bëri thirrje deçanasve që me datën 11 qershor ta përkrahin kryeministrin e ardhëm të Kosovës, Dr. Avdullah Hotin.

Uji Dea

Ndërsa kandidati i koalicionit AKR-LDK-LD-Alternativa, për kryeministër Avdullah Hoti ka thënë se me qeverisjen e koalicionit të shpresës, Kosova do të shndërrohet në shtet të së drejtës dhe të ardhmes së mirëfilltë për qytetarët e Kosovës. “Koalicioni ynë do ta integrojë Kosovën në BE, ne do ta formojmë edhe ushtrinë e Kosovës por gjithmonë me bashkëpunim me miqtë tanë në SHBA dhe NATO. Është amanet i Presidentit historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova që ta ruajmë miqësinë tonë me SHBA-të dhe BE-në, ne gjithmonë do ta mbajmë këtë miqësi”, ka thënë ndër të tjera Hoti.

Ai ka shtuar se programi që ofron koalicioni i shpresës është alternativa e vetme, që siguron rritje ekonomike dhe mirëqenie për qytetarët e Kosovës. “Me 11 qershor përcaktohet një periudhë 4 vjeçare për Kosovën. Atë ditë ne nuk guxojmë të gabojmë, duhet të mendojmë mirë dhe ti votojmë njerëzit e punës, e ata janë në listën e koalicionit LDK-AKR-Alternativa”, ka thënë Hoti./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.