Fundamenti

Pacolli ndanë 20 mijë euro për Bashkësinë Islame në Kamenicë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Këshilli i Bashkësisë Islame në Kamenicë falënderon fondacionin “Behgjet Pacolli” dhe personalisht themeluesin e këtij fondacioni Behgjet Pacollin i cili e ka ndihmuar Bashkësinë Islame të Kamenicës me 20.000 euro.

Ditë më parë Kryetari i Bashkësisë Islame Ef. Eshref Cakolli i ka kërkuar mbështetje Presidentit Behgjet Pacolli për blerjen e një autoveture për bartjen e kufomave dhe për nevojat e Bashkësisë Islame të Kamenicës.

Mobi Casa

Presidenti Behgjet Pacolli e ka pranuar këtë kërkesë dhe në afatin më të shkurtër i ka alokuar mjetet për këtë qëllim.“Bashkësia Islame e Kamenicës po funksionon me vështirësi të theksuara edhe për shkak të gjendjes sociale në Kamenicë, por edhe për shkak të mungesës së mjeteve financiare, andaj kjo ndihmë e dhënë nga Behgjet Pacolli është mjaft e mirëseardhur” ka thënë Kryetari i Bashkësisë Islame Ef. Eshref Cakolli.

“Të vdekurit tanë meritojnë që përshëndetja lamtumirëse, ndarja prej tyre që bëhet me ceremoninë e varrimit, të jetë e dinjitetshme, andaj nuk është e pranueshme që bartja e kufomave të bëhet me traktor dhe kamionë, ndaj jam i lumtur që kemi pasur mundësinë ta mbështesim këtë kërkesë të Bashkësisë Islame të Kamenicës. Njëherit falënderoj edhe Kamenicasin Besim Rexhepaj për mbështetje financiare të këtij projekti.” ka thënë Behgjet Pacolli./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.