Pacolli: Miqësia me Amerikën, dhuratë nga Zoti

Ish presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, e ka cilësuar si “dhuratë nga Zoti”, miqësinë që Kosova ka me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Në vendin tonë të bukur vjen miku ynë i madh, Zëvendëspresidenti Joe Biden. Përkushtimi dhe miqësia e SHBA-së ndaj nesh, është një dhuratë nga Zoti. Mirë se vjen z. Biden”, shkruan Pacolli në Facebook, duke e komentuar vizitën e zëvendëspresidentit Biden.