Fundamenti

Pacolli: Më në fund u përmbush amaneti i Isa Begut

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, thotë se i është gëzuar vendimit për rivarrimin e eshtrave të Isa Boletinit në vendlindjen e tij. Pacolli, përmes një kumtese dërguar mediave, ka thënë amaneti i Isa Begut më në fund po përmbushet dhe se eshtrat e tij, pas një qëndrimi të gjatë në pritje, do prehen në kullën e tij në Boletin, pranë të afërmve të vdekur më herët dhe të tjerëve që po e mbajnë gjallë emrin e tij.

Ai ka falënderuar me këtë rast edhe kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, që pas këmbënguljes së gjithë familjarëve, nuk insistoi në një vendim tjetër për ta varrosur në Vlorë.

FIDANISHTJA

“Tash kur ky amanet i Isa Boletinit u përmbush, ne duhet në mënyrë të dinjitetshme ta përkujtojmë veprën e tij. Ta shndërrojmë Boletinin, këtë pjesë kreshnike të territorit të Kosovës, në një vend pelegrinazhi të qetë të gjithë brezave të shqiptarëve kudo që janë ata”, përfundon kumtesa e Pacollit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.