Fundamenti

Pacolli: Mali nuk na ka njohur, fajet i ka ushtria

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Këmbënguli që njohja ishte e vërtetë por tash është dorëzuar. Ai e pranon se Mali nuk na ka njohur por për këtë ia hedhë fajin ushtrisë së këtij shteti dhe problemeve të brendshme atje.

Nëpërmjet profilit të tij në Facebook, zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli ka dhënë sqarimet e tij lidhur me paqartësitë rreth njohjes apo jo të Malit.

“Para disa ditësh, arriti nota verbale e njohjes nga Republika e Malit, e nënshkruar dhe e vulosur nga Presidenca e këtij shteti. Mali, siç e dini ka një qeveri kalimtare, dhe një president kalimtar, ndërkaq autoritet në këtë shtet është edhe ushtria që praktikisht kontrollon pushtetin brenda vendit dhe nuk ka kooperim në lidhje me Kosovën. Unë personalisht Malin e kam vizituar pesë herë prej ku kam marrë premtimin për njohjen e Kosovës.

KV

Problemet e brendshme që ka kjo Republikë kanë krijuar situata të paqarta pas arritjes së notës verbale të njohjes. Në këto momente unë gjindem në rajonin e Afrikës nga ku, kam kuptuar se situata ka ndryshuar pas intervenimit të ushtrisë së Malit në proces. Ne kemi pranuar notën verbale të njohjes dhe si të tillë e kemi publikuar, ndërsa çështjet e brendshme të këtij shteti apo të shteteve të tjera nuk na interesojnë.

Si rrjedhojë ne nuk jemi përgjegjës as nëse këto shtete ndryshojnë qëndrimet e tyre, si rezultat i problemeve të brendshme. Ne Afrike procesi i lobimit po vazhdon, ndërkaq rezultatet e afirmimit të shtetit të Kosovës në arenën ndërkombëtare do të vazhdojnë të vijnë”, shkruan ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.