GRANDEMALL

Pacolli mal akuzash kundër Krasniqit: Si e bëre këtë pasuri

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Zëvendëskryeministri i Kosovës Behgjet Pacolli dhe njëherësh president i Aleancës Kosova e Re, ka mohuar akuzat e kryeparlamentarit Jakup Krasniqi. Ai tha se nëse i ka thënë Krasniqi ato akuza, ai sigurisht ka qenë në gjendje të dehur, ose i luajtur mendsh, ose po thotë gënjeshtra.

“Nëse ai e ka thënë atë, nëse e ka shkru, për mu ai ose ka qenë i dehur, ose është aq i prisht në shpirt ose është një gënjeshtar, prandaj këto tre mundësi janë, ose është i luajtur prej mendve, unë nuk i kam dërgu askënd, ai le të mirret vesh me atë njeri kush ka qenë”, tha Pacolli në emisionin “Argument Plus” në RTV 21.

Ai tha se është turp për Jakup Krasniqin, i cili tha se jeton në një shtëpi shumë milionëshe, dhe se sipas tij, me pagën që ai merr, ai nuk mund të ketë bërë këtë pasuri.

GRANDEMALL

Ai tha se Krasniqi, i ka marrë diku paratë, pasi në politikë kur ka hyr ka qenë i varfër.

“Sot z.Krasniqi ka një shtëpi multimilionëshe, dhe me nëse kalkulohet ajo pagë e cila, u jipet sot institucionarëve, të Kosovës kalkulohet shumë shpejt”, tha Pacolli.

Ai tha se do të pres kohën juridike dhe se nëse, nuk i kërkon falje Krasniqi, ai tha se do të padisë të parin e Kuvendit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.