UBT

Pacolli kundër Thaçit: Ideja për fondin e punësimit është arbitrare

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Zëvendëskryeministri i parë Behgjet Pacolli ka dalë kundër idesë së shefit të tij, Hashim Thaçi për themelimin e fondit për punësim në vlerë prej 1 miliard eurosh.

Ai këtë vendim e ka quajtur si arbitrar nga ana e Qeverisë.

“Është e pamundur që qeveria me fut buxhetin në veprimtari ekonomike. Qeveria ndërton rrugë, por kurrsesi Qeveria nuk mund të bëjë thirrje të thotë ejani aplikoni në fondin e punësimit”, ka thënë Pacolli në emisionin “Subvencion” të RTK-së.

UBT

Ai ka thënë se Qeveria nuk do të mund të përdorë parat e TRUSTI për këtë fond.

“Ju garantoj se parat e TRUST-it Pensional nuk mund të përdoren si instrument të fondit për punësim, ato para nuk janë të qeverisë as të parlamentit, por janë para private”, ka thënë Pacolli, transmeton orainfo.

Sipas tij, sektori privat mund të ndihmohet përmes krijimit të parakushteve duke u sjell ligje të mira.