ARKATANA

Pacolli: Kryhet kur të kthehemi

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Behgjet Pacolli ka thënë se posa të kthehen në Kosovë do ta përfundojnë riformatizimin e Qeverisë. Nga New Yorku, Pacolli ka thënë se gjithçka është në rregull me këtë proces. AKR pret të marrë Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, derisa Partia e Drejtësisë të paktën dy poste të zëvendësministrave.

Lideri i AKR’së, Behgjet Pacolli ka thënë se kur të kthehet në Kosovë do të ndodhin ndryshimet e paralajmëruara në Qeverinë e Kosovës.

Nga Selia e Kombeve të Bashkuara, Pacolli ka thënë se ndryshimet në Ekzekutiv do të ndodhin ashtu siç janë marrë vesh me partnerin e koalicionit, PDK’në.

“Ne do të riformatizohemi kur të kthehemi në Kosovë. E kemi riformatuzuar edhe Këshillin e Sigurimit”, ka thënë me ironi Pacolli, në një prononcim të shkurtër për Express.

“Krejt në rregull është”, ka thënë Pacolli, kur është pyetur pse është vonuar ky proces.

Mobi Casa

“Jam në New York dhe kur të kthehemi në Kosovë do të përfundojë kjo punë”, ka shtuar ai.

PDK dhe AKR janë pajtuar për të vazhduar bashkëqeverisjen me kushtin që Ministria e Zhvillimit Ekonomik t’i kalojë Koalicionit për Kosovë të Re. Për këtë pozitë është nominuar, Fadil Ismajli, aktualisht Drejtorit i Operatorit – Sistemi, Transmisioni dhe Tregu (KOSTT’it).

Qeveria e koalicionit PDK-AKR, e udhëhequr nga Hashim Thaçi ka pasur disa ndryshime vogla. Fillimisht është larguar Ministri i Financave, më pas ai i Kthimit dhe Komuniteteve si dhe janë liruar nga detyra Zëvendëskryeministri Bujar Bukoshi dhe Astrit Haraqija.

Në kuadër të ndryshimeve në Qeveri hise po kërkon edhe Partia e Ministri të Shëndetësisë, Ferid Aganit.

Partia e Drejtësisë i ka dërguar një letër Hashim Thaçi e Behgjet Pacollit për t’ua ndarë edhe të paktën dy poste të Zëvendësministrave në Qeverinë e Kosovës për Avdullah Klinakun e Feti Mediun.(express)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.