Hidromorava

Pacolli: Kryeministri nuk e thotë të vërtetën

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Presidenti i Aleancës Koova e Re, Behgjet Pacolli, i është kundërpërgjigjur kryeministrit Isa Mustafa, në lidhje me deklaratën e këtij të fundit se “Ramushi dhe Behgjeti nuk kishin kufi me zemërgjerësinë e tyre” sa u përket vendeve të rezervuara.

Pacolli nëpërmjet një mesazhi në Facebook, shkruan se Mustafa, po mundohet që frustrimin e akumuluar nga pakënaqësia popullore, të krijojë përgjegjës jashtë koalicionit.

Lexojeni të plotë postimin e Pacollit në Facebook:

“Një shembull ku Kryeministri nuk e thotë të vërtetën

Eco Higjiena

Kryeministri aktual i Kosovës mbase është unik në botë sesa shpejt ka arritur të krijojë pakënaqësi popullore. I frustruar nga ky fakt, Kryeministri Mustafa po mundohet të gjejë fajtorë jashtë koalicionit qeverisës për praninë e Jablanoviqit si ministër i tij. Sipas Profës unë paskam qenë shumë bujar me pozitat e pakicave në Kuvend. Kjo është shumë perverse.

Së pari: AKR kurrë s’ka qenë faktor përcaktues për një çështje si kjo, por këtë e kanë vendosur vetëm partitë e mëdha që formojnë kuorumin kushtetues.

Së dyti: AKR ka qenë krejt origjinale në lidhje me këtë çështje kundrejt partive të tjera. Ne kemi kërkuar sqarim të termave kushtetues për praninë e minoriteteve: ose vende të garantuara, ose të rezervuara, por jo të dyja si është sot.

Ne s’kemi ndryshuar pozicion ndaj kësaj çështjeje ndryshe nga LDK. Për ta vërtetuar këtë shikoni një lajm të 18 dhjetorit 2013, pra dy vjet më parë për qëndrimin e AKR-së: http://www.telegrafi.com/…/pacolli-ja-qendrimet-e-akr-se-pe…” (sic), ka shkruar Pacolli. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.