FITORJA

Pacolli: Kosova i plotëson të gjitha kriteret për anëtarësim në INTERPOL

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Ministri i Punëve të Jashtme (MPJ), Behxhet Pacolli, në një prononcim për Telegrafin, ka thënë se Kosova është vendi më i dëshmuar në luftën kundër krimit të organizuar ndërkombëtar dhe terrorizmit.

Pacolli ka thënë se Kosova i ka plotësuar kriteret për të qenë pjesë e cilësdo organizatë ndërkombëtare të sigurisë, duke e përfshirë INTERPOL-in.

“Kosova është ndoshta vendi më i dëshmuar në tërë rajonin e Ballkanit Perëndimor, në luftën kundër krimit të organizuar ndërkombëtar dhe terrorizmit. Jemi jashtëzakonisht krenarë që në një periudhë të shkurtër të shtetndërtimit kemi arritur të ndërtojmë kapacitete të tilla që përbëjnë aleatët kryesor të perëndimit në regjion kundër radikalizmit dhe terrorizmit ndërkombëtar. Prandaj, Kosova më shumë se kushdo tjetër i ka të plotësuara kriteret për të qenë pjesë e cilësdo organizatë ndërkombëtare të sigurisë, duke e përfshirë INTERPOL-in”, ka thënë Pacolli për Telegrafin.

Ndryshe, Kosova tash e sa vite synon anëtarësimin në INTERPOL.

Uji Dea

Aplikimin e parë për anëtarësim në INTERPOL, Kosova e kishte bërë në vitin 2010 dhe më pas e kishte përsëritur 5 vjet më vonë. Në vitin 2017, Kosova kishte hequr dorë nga kërkesa për pranim në INTERPOL, për shkak të mbështetjes së pamjaftueshme për anëtarësim.

Javën që vjen pritet të votohet rreth anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë.

Përfaqësuesit e shtetit të Kosovës kanë lobuar në shtete të ndryshme për të marrë përkrahje që Kosova të jetë pjesë e INTERPOL-it.

Ndryshe, institucionet e shtetit serb në vazhdimësi kanë bërë përpjekje që të pengojnë anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë dhe organizata tjera të rëndësishme, ku Kosova ka tentuar të anëtarësohet. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.