Fundamenti

Pacolli konfirmon emërimin e Ekrem Mustafës ministër i Punëve të Brendshme

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka konfirmuar ndryshimin e ministrave të tij në ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor, duke thënë se janë pjesë e një riorganizimi të përgjegjësive institucionale.

Pacolli, përmes një postimi në Facebook, tha se ministri i deritanishëm i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, do të marrë përgjegjësi të re “të rëndësishme institucionale”, duke mos saktësuar se për çfarë përgjegjësie bëhet fjalë.

Postimi i plotë i Pacollit:

“Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës.

ARKATANA

Në kuadër të riorganizimit të përgjegjësive institucionale, sot me propozimin tim si president i AKR-së, i kam adresuar Kryeministrit të Kosovës z .Ramush Haradinaj një kerkesë për të emëruar z.Fatmir Matoshi, Ministër të Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor dhe z. Ekrem Mustafa, Ministër të Punëve të Brendshme.

Dua të falënderoj për kontributin e tij të deritashëm z.Bejtush Gashi i cili në ditët në vijim do të marrë një përgjegjësi të rëndësishme institucionale, në funksion të realizimit të objektivave tona qeverisëse”, ka shkruar Pacolli.

Nënkryetari i AKR-së, Fatmir Matoshi deri më tani ishte ushtrues detyre i ministrit të Mjedisit. Këtë funksion ai e ka ushtruar që nga dorëheqja nga posti i ministres i Albena Reshitajt.

Ndërsa, Ekrem Mustafa u zgjodh ministër i Punëve të Brendshme, pas shkarkimit nga kjo detyrë të minsitrit Bejtush Gahshi. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.