Pacolli: Koalicioni me PDK’në u bë për Kosovën

Në koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës kam hyrë vetëm për shkak të Kosovës dhe kosovarëve dhe asnjëherë se jam pajtuar me ideologjinë e PDK’së, ka thënë kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli në ‘Zona B’ të Klan Kosovës.
“Kom hy vetëm për shkak të Kosovës e jo që unë e kam dashtë PDK’në, jo që unë e kam dashtë ideologjinë politike të PDK’së, kom hy për shkak të shtetndërtimit të Kosovës
Pacolli tha se ishte i vetëdijshëm se kjo sakrificë e tij ishte e nevojshme për të shmangur bllokadën politike.
“Çdo bllokadë politike është e dëmshme për një shtet i cili posa kishte deklaruar pavaresinë”, thotë Pacolli.