Pacolli: Këta njerëz nuk e meritojnë besimin e qytetarëve

Pacolli ka theksuar se AKR-ja për zgjedhjet e ardhshme do të jetë alternativa më e mirë për qytetarët pasi, sipas tij, partitë që po qeverisin aktualisht nuk e meritojnë më besimin e qytetarëve.
Presidenti i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, në prag të shënimit të 10-vjetorit të themelimit të partisë së tij, ka vlerësuar lart funksionimin e AKR-së në skenën politike.
Ai ka thënë se gjatë kësaj dekade AKR-ja ka dhënë kontribut të fuqishëm në shtetbërjen e Kosovës.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Pacolli ka bërë me dije se nga 20 deri më 25 nëntor do të mbahet Konventa Qendrore e AKR-së. Ai ka thënë se pas këtij procesi të brendshëm zgjedhor, partia të cilën e udhëheq do të dalë më e fuqishme.
Pacolli ka theksuar se AKR-ja për zgjedhjet e ardhshme do të jetë alternativa më e mirë për qytetarët pasi, sipas tij, partitë që po qeverisin aktualisht nuk e meritojnë më besimin e qytetarëve. “Ka një zhgënjim të thellë të qytetarëve në partitë që janë në pushtet dhe në ato që janë në opozitë”, ka thënë Pacolli. Në këtë intervistë, Pacolli ka folur për sfidat dhe sukseset që ka pasur partia e tij për dhjetë vjet në skenën politike.