GRANDEMALL

Pacolli: Kalova 230 ditë në rrugë për të lobuar

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Behgjet Pacolli të shtunën vonë në Gjilan ka takuar elektoratin e AKR-së. Foli për njohjet, raportet me Qeverinë, punën e tij të palodhshme për të lobuar. Pacolli tha se i ka kaluar hiq më pak se 230 ditë jashtë Kosovës duke ecur në mbi 48 shtete të Afrikës.

Lideri i AKR-së dhe zëvendëskryeministri i Kosovës Behgjet Pacolli të shtunën ka takuar elektoratin e AKR-së në Gjilan. Pacolli është pritur me duartrokitje derisa ka folur për punën e tij të palodhshme që ka bërë dhe po bënë për Kosovën dhe qytetarët e saj. “Ndihem krenar kur jam në Gjilan dhe ndihem i inkurajuar nga puna e mirë që keni bërë në bashkëqeverisje”.

Pacolli tha se për një kohë të gjatë e ka lënë anash punën dhe aktivitetet e AKR-së sepse ka dashur t`i përkushtohet Kosovës dhe interesave të qytetarëve të saj. “Mos harroni se Serbia po lobon në çdo kohë dhe gjithkah kundër njohjes së Kosovës. Dhe mos harroni se Kosovën nuk e kanë njohur disa shtete të vogla siç po thuhet , por e ka njohur më shumë se gjysma e botës. Tani shteti i Kosovës është njohur nga 100 shtete të botës. Kam ecur dhe vrapuar në 230 shtete të botës e të Afrikës. Afrika është interes strategjik i Kosovës sepse aty ka vende të punës dhe biznes” tha Pacolli.

Pacolli tha se tani ka nevojë të ndryshohet strategjia e lobimit dhe në të ardhmen nuk do të ketë nevojë për strategji intensive. “Tani kemi nevojë të lobojmë kah Kina e Rusia”. Derisa ka folur për njohjet dhe lobimin Pacolli tha se asnjë pagë apo honorar nuk e ka marrë nga buxheti i Kosovës. Të gjitha mjetet e shpenzuara janë paguar nga Fondacioni im” tha ai.

Mobi Casa

Duke folur për rolin AKR-së në Qeveri dhe në përgjithësi në Kosovë, Pacolli tha se në koalicion kemi hyrë për interesin e Kosovës dhe jo për shkak të dikujt tjetër.”Jemi Qeveria më e suksesshme që ka pasur ndonjëherë Kosova. Digasterët që ka drejtuar AKR-ja kanë dhënë rezultate dhe punë afirmative. Asnjë zyrtar i AKR-së apo ministri e AKR nuk është hetuar e as marrë në pyetje nga policia dhe kjo më bënë krenar”nënvizoi lideri i AKR-së.

Pacolli tha se në Qeveri do të jetë derisa të ketë nevojë dhe janë të gatshëm që të largohen nëse e kërkon nevoja. “Do të largohemi si duhet dhe qysh e donë rendi”. Për vitin 2013 tha se do të jetë vit i AKR-së pa i anashkaluar interesat e qytetarëve të Kosovës. “AKR ka dhënë kontributin e saj në bashkëqeverisje dhe kjo është e vërtetë. AKR është parti e ndershme dhe e pa korruptuar “tha Pacolli.

Pacolli u ka treguar elektoratit të AKR-së edhe letrat e Hasan Pretenit dhe tendencat që ta minimizojnë punën e tij. “Unë isha i pastër dhe kjo është e vërteta rreth atyre hetimeve tepër të panevojshme dhe të ulëta” tha Pacolli.

Kurse Omer Daku kryetar i degës së AKR-së në Gjilan tha se në Komunën e Gjilanit AKR ka tri drejtori të cilat shkëlqyeshëm po e menaxhojnë punën . “AKR ka mbrojtur interesin e qytetarit të Gjilanit duke treguar një imazh të mirë dhe shumë profesional”./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.