ARKATANA

Pacolli: Ka vullnet për heqjen e vizave, sidomos nga gjermanët

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Zëvendëskryeministri dhe ministër i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, është duke raportuar para Komisionit për Integrim Evropian.

Ai tha se tani është në dorën e shteteve të Bashkimit Evropian që të vendoset për liberalizimin e vizave.

“Përgjegjësia për liberalizimin e vizave i mbetet tash vendeve anëtare të BE-së”, ka thënë Pacolli.

Pacolli tregoi edhe se cilat shtete mbështesin më shumë liberalizimin e vizave.

Mobi Casa

“Kam takuar homologun gjerman, Heiko Mass, katër herë brenda pak muajsh dhe ka vullnet për heqjen e vizave sidomos nga gjermanët”.

“Franca ia atribuon krejt telashet që i bëjnë shqiptarët atje, shqiptarëve të Kosovës”.

“Holanda është e pandryshueshme. Ministri holandez na dëgjon kur flasim për liberalizimin e vizave, por vetëm dëgjon dhe nuk reagon”.

Pacolli tha se viti 2019 është vendimtar për heqjen e vizave./express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.