Pacolli: Ibrahim Rugova, njeriu i madh që po na mungon

Lideri i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli përmes profilit të tij zyrtar në rrjetin social “Facebook”, ka përkujtuar 10 vjetorin e vdekjes së ish-presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova.Pacolli, duke kujtuar figurën e Rugovës, shkroi se në momentet kur populli mbetet i hutuar dhe nuk di nga kush të mbrohet, duhet kujtuar dhe nderuar Presidentin Rugova dhe qetësinë e njeriut të madh që po mungon.
Postimi i plotë i Pacollit:
“Për 10 vjetorin e vdekjës së Presidentit,
Në ditët e vështira që po kalojmë ku shumë kanë dalë nëpër rrugë për të mbrojtur Republikën;
kur nuk ka agresor e nuk na sulmon askush dhe në taborin tjetër vetëm shtohet ushtria e profiterëve që po e shqyen realisht Kosovën;
në momentet kur Populli ka mbet i hutuar e nuk e di realisht nga kush të mbrohet, duhet kujtuar e nderuar Presidenti Rugova dhe qetësia e njeriut të madh që po na mungon.
I vetëdijshëm deri në pafundësi në tërë rrëmujën e tmershme që kish pllakosur, fjalët e tij do të mbeten si mbrojtja më e mirë që i bëhet Atdheut. “Vëllezër cdo gjë do kalojë , por duhet të ruajmë njerëzit, pronën, kadastrën, pyjet,ujërat dhe të mirat e Kosovës”.
Janë fjalë që tingëllojnë fort dhe duhet t’i dëgjojmë edhe tani e gjithmonë sepse edhe pa na sulmuar asnjë agresor, kam frikë se po i humbim.
Nderim Presidentit të madh Rugovës dhe veprës së tij!” (sic), ka shkruar Pacolli.