Hidromorava

Pacolli: I pranojmë serbët në Kosovë kur të ndëshkohen kriminelët

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Pacolli ka thënë se shqiptarët janë të gatshëm t’i pranojnë serbët në Kosovë vetëm atëherë kur kriminelët të marrin dënimin e merituar për krimet që kanë kryer në Shtetin tonë.

Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli ka reaguar pas deklaratave të Marko Gjuriqit lidhur me ngjarjen e sotme në Mushtisht, ku disa serbë u penguan të vizitiojnë këtë fshat nga disa persona.

Sipas Pacollit, Gjuriç para se të deklarohët në këtë mënyrë fashiste, duhet të marrë parasysh viktimat dhe masakrat që janë kryer në këtë fshat dhe fshatrat tjera të Kosovës.

“Shqiptarët dhe Kosova janë të gatshëm të garantojnë kthimin në pronat e veta të të gjithë njerëzve pa dallim etnie vetëm atëherë kur të ndëshkohen kriminelët që kryen krime në Kosovë”, ka shkruar ai.

Postimi i plote

“Nëse nuk ka qenë ushtrija Serbe, si ju thuani që nuk ka qenë, atëherë mendohuni se kush kanë qenë kryesit e krimeve”, është shprehur ai.

Më tej, Pacolli shkruan se reagimi i qytetarëve të Mushtishtit, në këtë rast i kontribon edhe sigurisë së qytetarëve të pafajshëm serb.

FITORJA

Postimi i plotë:

E lexova me vemendje një deklaratë të Marko Gjuriç që reagimin e qytetarëve të Mushtishtit sot e konsideron ekstremizëm.

Gjuriç para se të deklarohët në këtë mënyrë fashiste, duhet të marrë parasysh viktimat dhe masakrat që janë kryer në këtë fshat dhe fshatrat tjera të Kosovës. Nëse nuk ka qenë ushtrija Serbe, si ju thuani që nuk ka qenë, atëherë mendohuni se kush kanë qenë kryesit e krimeve.

Gjuriç dhe shteti serb duhet të angazhohen në ndëshkimin e kriminelëve që kanë kryer krime në Kosovë, e ju fare mirë e dini kush janë ata. Përderisa Serbia vazhdon ti mbrojnë në mënyrë shtetërore kryesit e krimeve makabre ndaj shqiptarëve, vetë Serbia nuk i kontribon zgjidhjes së problemeve dhe kthimin e qytetarëve në pronat e veta.

Reagimi i qytetarëve të Mushtishtit, në këtë rast i kontribon edhe sigurisë së qytetarëve të pafajshëm serb.

Shqiptarët dhe Kosova janë të gatshëm të garantojnë kthimin në pronat e veta të të gjithë njerëzve pa dallim etnie vetëm atëherë kur të ndëshkohen kriminelët që kryen krime në Kosovë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.