Fundamenti

Pacolli i pakënaqur me shitjen e PTK-së

/ 2 minuta lexim

Behgjet Pacolli ka reaguar pas publikimit të ofertës për privatizimin e Postës dhe Telekomit të Kosovës prej 277 milionë eurosh. Sido që të jetë në një editorial të cilën e ka dërguar në adresë të gazetës, Pacolli ka zgjedhur fjalët duke mos kritikuar ashpër.

“Sot u bë publike oferta për privatizimin e Postës dhe Telekomit të Kosovës, prej 277 milion eurosh. Një “sukses”, ky që rezulton me shitjen e 75 për qind të aksioneve të kompanisë publike më profitabile në vend” ka shkruar ai.

Pacolli ka insistuar se Posta nuk duhet shitur derisa ka propozuar një plan të tij se çfarë duhet bërë me këtë kompani publike, shkruan Express.

Uji Dea

“Sigurisht ju kujtohet një propozim që në vitin 2010, ne, AKR-ja edhe pse në opozitë, patëm bërë pas konsultave direkte me disa investitorë të mëdhenj britanikë. Ai propozim, nuk parashihte shitjen e këtij aseti të madh dhe të suksesshëm. Sipas atij propozimi konkret edhe me shkrim(shikojeni linkun http://www.akr-ks.eu/articles/75), qeverisë së Kosovës i ofrohej mundësia që të jepte në menaxhim PTK-në në një periudhë 6 vjeqare, duke përfituar një kredi nga 300 deri në 500 milion euro. Gjatë kësaj periudhe, PTK-ja do të modernizohej si kompani, do të rikonsolidohej ndërsa në përfundim të marrëveshjes 6 vjeçare, qeveria e Kosovës do të rikthehej si pronare e të gjitha aseteve të saj” ka thënë Pacolli.

Në reagimin e tij Pacolli ka shtruar edhe shqetësime të tjera të tij duke përmendur edhe çështjen e Grandit si dhe ka argumentuar emocionalisht se pse Presidenti duhet të zgjidhet drejtpërdrejtë.

Lideri i AKR’së po ashtu ka thënë se nuk i janë shuar shpresat për ta marrë Ministrin e Zhvillimit Ekonomik.
“Me kryeministrin Thaçi tani jemi në proces të transferit të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik dhe qytetarët e Kosovës do ta ndiejnë efektin e menjëhershëm të reformave, pasi që jam i bindur se nuk do të mungojë edhe vullneti i partnerit tim të koalicionit” ka thënë ai.