Pacolli i kënaqur që nuk i ka ministrat nën hetime
Kreu i Aleancës Kosova e Re, Behxhet Pacolli është shprehur i kënaqur me qeverisjen e ministrave që vinë nga radhët e AKR-së. Ai është shprehur i lumtur që ministrat e partisë së tij nuk janë nën llupen e gjyqësorit.
“Jam i lumtur që ministrat që vinë nga AKR-ja, nuk janë nën hetime. Qeverisja e ministrave të AKR-së deri më tash ka qenë shumë e suksesshme”, ka thënë Pacolli.
Ai këto komente i bëri sot në Forumi Rinor të Aleancës Kosova e Re, ku është organizuar tubim me të rinjtë. /Indeksonline/


