ARKATANA

Pacolli i afrohet Isës

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Lideri i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, ka filluar t’i ofrohet subjektit kryesor opozitar, Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), e cila udhëhiqet nga Isa Mustafa.

Pavarësisht koalicionit në nivel qendror me PDK-në, partia e Pacollit është tërhequr nga mbështetja në garën e balotazhit në Prizren për kandidatin e PDK-së, Ramadan Muja, duke lidhur koalicion me kandidatin e LDK-së, Eqrem Kryeziu.

Njëkohësisht LDK ka vendosur ta përkrahë në balotazh kandidatin e AKR-së për kryetar të Mitrovicës, Agim Bahtirin.

Edhe pse zyrtarët e këtyre dy subjekteve politike, LDK-së dhe AKR-së, e mohojnë që koalicionet e nivelit lokal të jenë sinjale për një koalicion eventual të nivelit qendror në zgjedhjet e ardhshme nacionale, megjithatë analistët politikë thonë se pikërisht këto koalicione janë tregues se AKR-ja e Pacollit do të jetë “nën sqetullën” e LDK-së së Mustafës.

ARKATANA

Nënkryetari i AKR-së, Ibrahim Makolli, i cili është edhe ministër i Diasporës në qeverinë e kryeministrit, Hashim Thaçi, ka thënë se lideri i AKR-së nuk ka vendosur për prishjen e koalicionit me PDK-në në Prizren.

Sipas tij, ky ka qenë vullneti i degës së partisë dhe në këtë drejtim nuk ka pasur përfshirje të qendrës.

“Në Prizren dega është tërhequr nga marrëveshja që ka pasur me PDK, duke e parë se është në kundërshtim me parimet e përgjithshme”, ka thënë ai. Makolli ka shtuar se AKR ka vetëm një marrëveshje koalicioni me LDK-në për Mitrovicën…(Zëri)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.