UBT

Pacolli gjendet në Tiranë, AKR ende nuk ka marrëveshje me LDK-në

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Lokacioni i kryetarit të Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, u bë krye temë këtyre ditëve. E gjithë kjo ndodhi pasi që ai u nis nga Zvicra për tu kthyer në Kosovë, ai kishte aterruar në aeroportin ditën e martë, ndërsa ushtruesi i detyrës së Ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla, tha se ka dyshime se presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka futur në Kosovë, kreun e AKR-së.

Megjithatë, këshilltari i Pacollit, Naim Murseli për Telegrafin konfirmoi se ai nuk gjendet në Kosovë.

“Po z. Pacolli është në shtëpinë e tij në Tiranë”, tha ai.

Sa i përket arritjes së marrëveshjes me LDK-në, Murseli tha se deri tani nuk ka ndodhur.

Hidromorava

Ndryshe, pas deklaratës së Sfeçlës ka reaguar ashpër presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ai i ka quajtur shpifje ordinere, kërcënim dhe shantazh se Pacolli është futur me të në Kosovë.

Pas kësaj, ka reaguar edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti duke thënë se “Presidenti i Kosovës, Thaçi, duhet të pushojë me këto kalime kufiri pa protokoll e në kundërshtim me masat e marra ndaj pandemisë COVID-19”.

“Ai është shembull i keq që qytetarët nuk bën ta ndjekin. Sa për sharjet e fyerjet që m’i bën, duke thirrur me zërin që i dridhet porsi kalama nëpër studiot televizive, e kam zgjidhjen: le ta organizojmë një debat televiziv ku dalim ne të dy, pra, unë Kryeministri në detyrë dhe ai Presidenti jashtë detyrës”, ka pohuar Kurti. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.