GRANDEMALL

Pacolli: Fitorja jone, fundi i agonisë për Kosovën!

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ta ruajmë votën e 11 qershorit, sepse është vote shume e çmuar! Aleanca Kosova e Re bashkë me partnerët e koalicionit LDK-LD-Alternativa, në kuadër të fushatës zgjedhore, ka mbajtur sot tubim edhe në Lipjan, ku është bërë prezantimi i programit qeverisës, kandidatit për kryeministër si dhe kandidatëve për deputetë nga radhët e koalicionit.

Qytetarët me një fjalë rasti i përshëndeti i AKR-së Behgjet Pacolli, i cili në prani të një numri të madh të qytetarëve ka thënë se, fitorja e koalicionit të shpresës, do të jetë fillim i mbarë e i ndritur, për Kosovën. “Fitorja jonë do të thotë fund i agonisë që e ka kapluar vendin tonë. Kosovën nuk do ta udhëheqin më hajnat dhe ata qe e keqpërdorën, por njerëzit e mendjes, të dijes e të paqes ” ka thënë Pacolli.

Ai beri thirrje që vota e 11 qershorit të ruhet me shumë kujdes. “Ta ruajmë votën tonë sepse ajo është ardhmja jonë” ka thënë Presidenti dhe ka shtuar se qëndron fuqishëm pas kandidatit më të denjë për Kryeministër, nga i cili ka pritje të mëdha. “Ne jemi rreshtuar me planin, strategjinë dhe listën e përbashkët. I kemi dhënë fjalën njëri tjetrit se krejt çka posedojmë do ta investojmë në shërbim të mirëqenies së qytetarëve të Kosovës” tha ndër të tjera i pari i AKR-së.

Uji Dea

Ai ka shtuar se ky koalicion është e vetmja alternativë që do ta krijojë një perspektivë për qytetarë dhe një shtet ku qytetarët do të duan të jetojnë dhe të jenë krenar me të.

Ndërsa kandidati për kryeministër nga radhët e koalicionit AKR-LDK-LD-Alternativa, Dr. Avdullah Hoti, u shpreh i bindur ne fitoren, të cilën tash e disa ditë qytetarët po e konfirmojnë me pjesëmarrjen e tyre masive. “Fitorja do te jete e qytetareve gjithandej, fitore e te rinjve, e bujqve, pensionistëve, e nënave dhe e nxënësve. Punët e mira në Kosovë vetëm sa kane filluar, ndërsa ne, fillimin e kësaj pune do ta kurorëzojmë me 11 qershor” tha ai ndër të tjera./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.