UBT

Pacolli falënderon për mikpritjen e përzemërt në Hajvali: Bashkë do të fitojmë

/ 1 minutë lexim

Mbrëmë, në Hajvali, mikpritja e përzemërt nga qindra qytetarë, me të cilët ndajmë jo vetëm lagjen ku jetojmë, por edhe rrënjët e përbashkëta nga fshati ynë i origjinës më nderoi dhe më dha kënaqësi ka shkruar Behgjet Pacolli.

Postimi i plotë:

Energjia dhe përkrahja e tyre më ka dhënë gjithmonë forcë dhe bindjen se jemi në rrugën e duhur.

Ata edhe kësaj radhe më konfirmuan se Koalicioni për Familje, është për secilën familje kosovare – për një të ardhme më të sigurt.

Unë i sigurova se do të jemi gardian të ruajtjes së familjes së shëndoshë.

Ai që nuk e respekton shenjtërinë e familjes, ai që nuk e mbron këtë vlerë themelore të shqiptarëve, nuk duhet të ketë as votën dhe as besimin e qytetarëve.

Bashkë do të fitojmë!