FIDANISHTJA

Pacolli e quan sukses ndryshimin e formatit të raportimit për Kosovën në OKB

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, njëherësh zëvendëskryeministër i vendit, Behgjet Pacolli, ka mirëpritur dhe përshëndetur marrjen e Kryesimit të Presidencës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara nga Mbretëria e Bashkuar dhe miratimin e agjendës së re të kryesimit britanik, e cila nuk parasheh raportimin e rregullt tre-mujor të UNMIK-ut, bën të ditur MPJ.

“Mirëpres dhe përshëndes marrjen e kryesimit të Këshillit të Sigurimit nga ana e Mbretërisë së Bashkuar. Mospërfshirja e raportimit mbi Kosovën në agjendën për Muajin Gusht është një sukses për Kosovën dhe shtetet aleate dhe partnere të saj”, ka thënë Pacolli.

UBT

“Ne, për shumë kohë kemi kërkuar, që të ndryshohet formati tre-mujor i raportimit. Ky është edhe një mesazh i qartë për njohjen e arritjeve dhe zhvillimeve të gjithëmbarshme pozitive në Kosovë”, ka shtuar ai.

“Këshilli i Sigurimit gradualisht po e njeh realitetin e ri të krijuar në Kosovë dhe është koha, që Kosova të bëhet anëtare e plotë dhe e barabartë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara”, ka thënë krye-diplomati kosovar, përcjell Telegrafi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.